Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Kur dashuroheshim në kohën tonë

206
Sigal

Kur dashuroheshim në kohën tonë,

kur tretesha dhe digjesha për ty,

nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,

kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,

se zjarrin mbanin letrat në udhëtim:

me biçikletë a mushkë apo me kale:

në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tone,

me zor na vinin letrat fshat-qytet

Nuk kishim nëpër dhomë telefonë

Dhe, në ëndërr s’kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte

as telefon, as internet, as faks,

se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste

një dashuri të vjetër për një çast.