A kishte apo jo piloti grek bashkëpunëtorë në vrasje? Mbyllen hetimet për ekzekutimin e Caroline

160
Sigal

Përfundojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Greqi nga ish-bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos.

Sipas mediave greke, i vetmi i akuzuar për krimin tronditës është piloti 33-vjeçar, duke e hequr mundësinë e një bashkëpunëtori.

Raportohet se Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë të re nga analiza e tabulateve telefonike të pilotit si dhe transfertave bankare të tij.

Ndaj autoritetet e kanë quajtur të përfunduar hetimin teksa presin firmën e avokatit të të pandehurit për të çuar dosjen në gjykatë.

Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.

Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë.