A ekzistojnë UFO-t ? / Ish-drejtor i CIA-s jep përgjigjen epike

Një ish-drejtor i CIA-s ka thënë se është e gabuar të besosh se nuk ka forma të tjera jetësore përtej Tokës.

Ndërsa komentoi për videot tronditëse të deklasifikuara që tregojnë UFO pranë një anije të Marinës Amerikane.

Sigal

John Brennan tha në një video se “nuk është kundër” mundësisë së ekzistencës së formave aliene të jetës.

“Unë mendoj se disa nga fenomenet që do të shohim vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme dhe mund të jenë, në fakt, një lloj fenomeni që është rezultat i diçkaje që ne ende nuk e kuptojmë. Dhe kjo mund të përfshijë një lloj aktiviteti që disa mund të thonë se përbën një formë tjetër të jetës. A nuk do të ishim ne shumë arrogantë nëse do të besonim se nuk ka asnjë formë tjetër të jetës askund në të gjithë universin? “, tha Brennan.

Komentet e tij vijnë muaj pasi Departamenti i Mbrojtjes publikoi tre video të Marinës nga 2014 dhe 2015, që  treguan një “fenomen ajror të paidentifikuar”.

Kujtojmë se narrativat mbi UFO-t apo jashtëtokësorët kanë nisur të jenë më të elaboruara gjatë vitit 2020. Ish kreu i forcave hapësinore të Izraelit konfirmoi jo vetëm ekzistencën e tyre por edhe faktin e bashkëpunimit me qeveritë e SHBA dhe Izraelit. Për më tepër lexo artikullin më poshtë :

Alienët ekzistojnë, por njerëzimi nuk është gati / Deklarata e ish shefit të sigurisë izraelite : Trump ishte në prag të zbulimit të tyre