Shfaqet live për herë të parë, bebja mbretërore e Meghan dhe Harry

530
Sigal

Duka dhe dukesha e Sussex-it kanë shfaqur për herë të parë në publik djalin e tyre të sapolindur.

Duke prezantuar fëmijën, që shfaqet i mbështjellë me një kuvertë të bardhë, meghan tha: “Ai ka një temperament të ëmbël, është vërtetë i qetë, ishte në ëndërr.”

Ndërsa të dy buzëqeshnin para kamerave, princi harry tha: “Nuk e di nga kush e mori këtë”.

Çifti konfirmoi se ata do t’ia paraqisnin mbretëreshës, nipin e saj të tetë dhe të më voglin.

Teksa tregonin për ditët e tyre të para si prindër, Meghan tha: “ Është magjike, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur.”

Pastaj shoti; “Është e mrekullueshme. Prindërimi është një mrekulli. Kanë kaluar vetëm dy ditë e gjysëm, tre ditë, por ne jemi kaq të emocionuar që kemi në krah këtë mrekulli të vogël.

VIDEO DIREKT, ME POSHTE FOTOGRAFITE: