Reshje shiu të herëpasherëshme, si do të ndryshojnë temperaturat sot

368
Sigal

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash.

Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe dhe në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme dhe intensive deri në 20-25m/sek. Deti i forcë 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 9/15 Re shi

Kukës 5/10 Re shi/bore

Lezhë 10/15 Re shi

Dibër 2/11 Re shi/ pak bore

Durrës 12/16 Re shi

Tiranë 12/15 Re shi

Elbasan 10/13 Re shi

Berat 9/18 Re shi

Vlorë 13/19 Re shi

Korçë 4/10 Re shi

Gjirokastër 9/15 Re shi

Sarandë 10/17 Re shi.