A do futet Koronavirusi në gupin e dhjetë sëmundjeve më vdekjeprurëse në Itali?!

377
Sigal

Instituti shëndetësor Italian (ISS) përditësoi të dhënat për ata që humbën jetën në Itali dhe rezultuan pozitive për Sars-cov-2. Raporti i 13 Marsit përshkruan karakteristikat e 1016 pacientëve të vdekur dhe që kanë rezultuar me Coronavirus në Itali.

Siç raportohet nga Il Sole 24 Ore, mosha mesatare e të vdekurve është 79.4 vjeç, 71.5% janë burra, dy pacientë vdiqën nën 40 vjeç. Por çfarë do të thotë të vdesësh nga Coronavirus? Siç shpjegohet nga studimi i OBSH – Raporti i Misionit të Përbashkët Who-China për Sëmundjen e Coronavirus 2019 (Covid-19), botuar në 28 shkurt 2020, pacientët që nuk kanë sëmundje të tjera përveç koronavirusit, kanë një shkallë letaliteti 1, 4 përqind dhe për këtë arsye më e ulët se mesatarja. Ata që kanë gjendje shëndetësore të komprometuar nga sëmundje të tjera përveç koronavirusit kanë përqindje më të larta: 13.2 përqind në mesin e atyre me sëmundje kardiovaskulare, 9.2 përqind në mesin e diabetikëve, 8.4 përqind në mesin e të sëmurëve të hipertensionit, 8 përqind e atyre me sëmundje kronike të frymëmarrjes, 7.6 përqind e atyre me kancer.

Po në Itali? Siç thuhet në raportin e ISS, sëmundjet e vërejtura në mesin e pacientëve që vdiqën nga koronavirusi shpesh janë të shumta. Të dhënat janë studuar në në 268 nga1016 të ndjerë (26.4% e kampionit së përgjithshëm). Numri mesatar i patologjive të vërejtura në këtë popullatë është 2.7 (mesatarja 2, Devijimi Standard 1.5). Në përgjithësi, 3 pacientë (1.1% të kampionit) kishin 0 patologji, 7 (26.1%) kishin 1 patologji, 69 kishin 2 patologji (25.7%) dhe 126 (47.0%) kishin 3 ose më shumë patologji.

Sëmundjet më të zakonshme kronike para-ekzistuese (të diagnostikuara para kontraktimit të infeksionit) në pacientët e vdekur janë hipertensioni arterial – më i zakonshmi – i cili prek 76.5% të atyre që ndërruan jetë. Ndjek sëmundja ishemike të zemrës (37.3%), fibrilacion atrial (26.5%) dhe kancer aktiv në 5 vitet e fundit (19.4 përqind).

Il Sole24ore shtron pyetjen: A do të jetë Coronavirus shkaku më i shpeshtë i vdekjes në Itali në vitin 2020? Për momentin nuk duket e mundur dhe me siguri nuk do të arrijë në dhjetëshen e parë nëse veprimet parandaluese që po zbaton Italia kanë efekt.

Për të krahasuar vdekshmërinë nga Covid-19 me shkaqe të tjera, Il Sole ka përdorur të dhënat e Istat. Instituti i statistikave raporton arsyet kryesore për vdekjet e regjistruara në Itali në vitin 2017, vitin e fundit në dispozicion. Në tre vjet nuk ka pasur kaq shumë ndryshime (demografike, sociale ose klinike) të tilla që të hipotezojnë që në vitin 2020 mund të ketë numra kaq të ndryshëm sa të deformojnë këtë renditje.

“Pastaj, për të thjeshtuar arsyetimin, ne formuluam një hipotezë: që për secilën sëmundje, vdekjet nga ajo shpërndahen në mënyrë lineare përgjatë gjithë vitit. Natyrisht që nuk është kështu, sepse ka fenomene sezonale, të shënuara gjithashtu, për shkaqe të ndryshme. Dhe, shpresojmë se, kjo do të ndodhë edhe për Covid-19. Sidoqoftë, është një përdorim i dobishëm për të krahasuar të dhënat në një mënyrë homogjene”, shkruan Il Sole.

Katër të parat janë të gjitha sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Deri në mes të marsit, ky grup kishte rreth 47,000 viktima në përgjithësi. Në vendin e dytë ka tumore me rreth 36 mijë dhe në të tretën ata me sistemin e frymëmarrjes me 11 mijë. Totali i sëmundjeve infektive dhe parazitare, në të njëjtën periudhë, është rreth 4,200. Covid-19 i përfshirë.

Që Covid-19 të jetë ndër dhjetë sëmundjet më vdekjeprurëse në Itali, duhet të afrohet 20 mijë vdekje. A duhet të rrimë të qetë? Aspak. Sepse kulmi i kërkesave për sistemin shëndetësor që imponon kjo patologji e re ka, si efekt anësor, rritjen e rrezikut për të gjitha patologjitë e tjera. Prandaj është e arsyeshme të pritet një rritje e vdekjeve të shkaktuara indirekt nga Covid-19. Pra, është më e rëndësishme se kurrë, siç përsëritet disa herë, të përpiqemi të shtrimë efektet në kohë, me shpresën nga njëra anë për të identifikuar trajtimet afatshkurtra që mund të zvogëlojnë letalitetin e tyre (në pritje të vaksinës, studimi dhe prodhimi i të cilit kërkon më shumë kohë) dhe nga ana tjetër të mos mbingarkohen njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve, përfundon artikulli i Ilsole.