50 grabitje në Spanjë, ADN-ja pritet të fundosë bandën shqiptare

289
Sigal

Hetimet për një prej operacioneve më të mëdha kundër bandave të vjedhjes së banesave në qytetin Vigo të Spanjës, që u finalizua me arrestimin e tre shqiptarëve të akuzuar për 50 grabitje, duket se po shkon drejt fundit.

Gjykata në Spanjë është duke pritur krahasimin e mostrave të ADN-së që Garda Civile dhe Policia Kombëtare mblodhën në secilën prej ndërtesave të vjedhura për të mbyllur procedurat dhe për t’i shndërruar ato në një provë për një gjykim.

Rezultatet gjenetike do të jenë çelësi për të lidhur tre të pandehurit, dy burra dhe një grua me kombësi shqiptare, me vjedhjet që ndodhën në Vigo, Baiona, Fornelos, Cangas, Porriño, Oleiros dhe Cambre midis komunave të tjera të Galicës.

‘Profesionalizmi’ i grupit kriminal nuk la gjurmë gishtash (ata përdorën doreza) kështu që është e nevojshme analiza e ADN-në për të kompletuar pjesën tjetër të provave të mbledhura gjatë hetimit.

Arrestimi i tre shqiptarëve u bë në dhjetor të vitit të kaluar. Të tre të dyshuarit u dërguan në burg.

Por më vonë gruaja, e cila mohoi përfshirjen, u la e lirë si person nën hetim që do të duhej të paraqitej çdo të hënë në zyrat gjyqësore deri në nisje të procesit ndaj tyre që duket se është afër.