3 punonjës të kompanisë së Behxhet Pacollit, humbin jetën në Kazakistan

432
Tre punonjës të kompanisë së Behxhet Pacollit kanë humbur jetë në Kazakistan. Blerim Kadriu, 34 vjeç, Bekim Durmishi, 32 vjeç dhe Luan Bakia, 39 vjeç mbetën të vdekur gjatë duke çmontuar skelat në një mur 20 metra lartësi. Kompania “Mabetex”, në një komunikatë për mediet thotë se, përveç tre personave të vdekur dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje të ndodhur në Astana. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuan në këtë ngjarje tragjike, por kompania thotë se po kryen hetime në bashkëpunim me autoritetet e shtetit.
Komunikata e plotë të MABETEX-it:
Sot, rreth oreS 11:00 ne Astana ka ndodhur nje tragjedi ku per fat te keq kane humbur jeten punetoret Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976) si dhe jane lenduar Hajrush Hoti (1969), Isuf Bekolli (1956) dhe Avni Maksuti (1979).
E gjithe familja e Mabetex shprehe ngushllimet me te sinqerta per kete tragjedi dhe lutemi per ata ne kete nate te madhe te muajit te shenjte.
Jane duke u marre masat e nevojshme per tu kthyer kufomat e te ndjereve ne Kosove dhe tre te tjeret jane duke u trajtuar ne menyren me dinjitoze ne spitalet e Astana.
Kjo tragjedi, vjen si pasoje e momentit kur punetoret ishin duke zberthyer skelet e nje muri mbi 20 metra. Lidhur me shkaqet si kane ndodhur MABCO Constructions eshte duke bere hetuesi rrenjesore ne bashkepunim me organet e shtetit, per cka familjaret do te informohen detajisht.
Kjo eshte tragjedia me e madhe qe ka ndodhur ne historikun e kompanise tone per cka, edhe njehere ndajme dhimbjen me familjet dhe dashamiret e viktimave.
Sigal