Policia spanjolle bën me dije se ka organizuar me sukses një operacion antidrogë në fund të së cilit u zbuluan dy laboratorë për përpunimin e kokainës si dhe u sekuestruan 800 kg drogë.
Hetimi për këtë grup kriminal kishte nisur në vitin 2020 në provincën e Barcelonës dhe përfundoi me shkatërrimin e organizatë që shpërndante kokainë në shumë zona.
Hetimet nisën në fund të vitit 2020 kur agjentët u informuan për ekzistencën e një organizate kriminale, me origjinë dominikane që merrej me trafikun e kokainës. Në këtë fazë të parë të hetimit, agjentët arrestuan 2 persona dhe sekuestruan 33 kilogramë kokainë dhe 52 mijë euro cash.
Pas disa përpjekjeve të policisë, hetuesit filluan të identifikonin anëtarët e dyshuar të organizatës, duke dëshmuar se ata ishin me bazë në provincën e Barcelonës.




















