EMRAT/ Kanabis në dhoma të fshehta nëntokësore dhe në papafingo, burg 5 të rinjve shqiptarë në Britani

165
Sigal

Pesë të rinj kanë marrë dënimin me burg nga gjykata britanike pasi policia shkatërroi rrjetin e fshehtë të një bande shqiptare të drogës, e cila kishte ngritur ferma të kanabisit në zonën Bradford dhe South Yorkshire.

Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet e gjysmë; Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulçe, 27 vjeç, me 4 vite burg, ndërkohë që me nga 12 muaj burg edhe Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç.

Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç.

Ata kishin marrë shtëpi me qira me dokumente false identifikimi dhe kanabisi u mboll në dhoma të fshehura nëntokësore dhe në papafingo.

Vlera e drogës e kalonte 500,000 paund. Ata u arrestuan më 7 korrik 2021 nga një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të ‘shtëpive të barit’.

Në vitin 2019, gjurmët e Isuf Roshit u gjetën në një dyqan në Leeds, ku një bastisje e policisë zbuloi një fermë kanabisi prej 150,000 £. Disa nga 275 bimët ishin fshehur nën një derë kurthi në bodrum.