Starton nesër sesioni i dytë i Provimeve të Lirimit

517
Nxënësit të cilët nuk rezultuan kalues në lëndën e Gjuhën e Huaj, në Provimet e Lirimit për vitin 2015, do të testohen nesër, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, i firmosur me datë 27 korrik 2015. Të gjithë nxënësve të cilët nuk kanë rezultuar kalues, u është dhënë një shans tjetër për të testuar njohurit e tyre, pas publikimit të datave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për sesionin e dytë të testimit për Arsimin Bazë. Nxënësit të cilët kanë përfunduar klasën nëntë, edhe në fazën e dytë të testimit duhet të fokusohen pikërisht në udhëzimet e publikuara më herët nga Ministria e Arsimit për Provimet e Lirimit 2015, në mënyrë që këtë herë të quhen kalues si dhe të arrijnë rezultate sa më të larta. Pas përfundimit të Provimeve te Lirimit dhe atyre të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat dhe masat për mbajtjen e sesionit te dyte te tyre. Kështu sesioni i dytë për Provimet e Lirimit, starton nesër (27.08.2015) ku do të zhvillohet provimi i Gjuhës së Huaj, ndërsa dy ditë më pas (me 29 gusht) do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, ndërsa ai i Matematikës sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit do të zhvillohet më 31 gusht 2015. Të gjithë nxënësit të cilët kanë përfunduar ciklin shkollorë nëntë vjeçar, i nënshtrohen provimeve të lirimit me qëllim që të vazhdojnë shkollën e mesme. Provimet kombëtare të Arsimit Bazë të sesionit të dytë, fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjatin 2 orë e 30 minuta. Procesi i provimit do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ku nxënësit duhet ti përmbahen rregullores. Gjatë procesit të testimit nxënësve u ndalohet përdorimi i aparateve celular, kopjimin si dhe bisedimin me njeri-tjetrin që nga faza e pajisjes me fletën e pyetjeve të provimit. Gjithashtu nxënësit duhet të kenë me vete edhe dokument identifikimi, kartë identitet me qëllim që të mos u mohohet e drejta për tu testuar. Lidhur me rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Arsimit, nxënësit duhet ta zbatojnë, në të kundërt rrezikojnë të mundësin për të vazhduar provimin, duke humbur kështu të drejtën për të vazhduar gjimnazin. Nxënësit do të testohen për aftësitë intelektuale, të cilat janë të vëzhgueshme, të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe, si: aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar (nivel bazë), aftësia për të analizuar dhe për të zbatuar (nivel mesatar), aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar dhe për të mbajtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë).
Datat e provimeve të sesionit të dytë për Maturën 2015
Maturës Shtetërore për mbetësit e këtij viti do të mbyllen në 2 javët e para të muajit shtator, sipas kalendarit të plotë të prezantuat nga MAS për sezonin e vjeshtës. Sipas Ministrisë së Arsimit, provimi i parë për maturantët mbetës do të jetë Gjuha e Huaj që do të zhvillohet në datën 3 shtator. Sipas të njëjtit udhëzim, pas katër ditësh, pra në 07.09.2015 do të jepet provimi i Matematikës, ndërsa në datën 11 shtator lëndët me zgjedhje.
Sigal