Jaupllari: Ja formulari që duhet të plotësojnë farmacistët për Provimin e Shtetit dhe kriteret që duhen

686
Sigal

Formularët e aplikimit për Provimin e Shtetit për farmacistët dhe kriteret

Në datat 8 dhe 9 maj do të zhvillohet Provimi i Shtetit për Farmacistët. Për të marrë pjesë në Provimin e Shtetit të tërë farmacistët duhet që të marrin provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik, që ka filluar të zhvillohet pranë Urdhrit të Farmacistëve në Shqipëri në datat 9, 10 dhe 11 prill 2013. Sipas rregullores nëse një farmacist nuk merr provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik nuk mund të regjistrohet për të dhënë më pas provimin e shtetit. Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari, i cili bëri të ditur për “Telegraf” se, në provim do të marrin pjesë 109 praktikantë. Dhe sipas tij, ditën e parë të provimit janë paraqitur 36 kandidatë, të cilët e kanë kaluar të gjithë këtë provim dhe kanë të drejtën që të aplikojnë për Provimin e Shtetit, edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dalë me rezultate të larta. “Në ditën e parë u paraqitën 36 praktikantë dhe morën pjesë në provim në dy ditët e tjera pritet që të paraqiten dhe pjesa tjetër e praktikantëve”, theksoi zoti Jaupllari.

Afatet për aplikimet e Provimit të Shtetit

Praktikantët që kalojnë provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik, kanë të drejtë që të bëjnë regjistrimin për t’u futur në provimin e shtetit, i cili do të zhvillohet në muajin maj për farmacistët. “Praktikantët farmacistë që kalojnë provimin e VAP, mund të regjistrohen pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, për të bërë regjistrimin për Provimin e Shtetit. Afatet për regjistrim janë deri në datën 20 prill 2013”, bëri të ditur Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Arjan Jaupllari.

Sipas tij dhe rregullores provimi i shtetit mund të jepet deri në 5 herë. Ndaj për këtë në maj mund të ketë farmacistë që futen për herë të parë në provim, ose mund të futen edhe për herë të dytë apo më shumë.

Plotësimi i formularit për regjistrim

Për t’u regjistruar për Provimin e Shtetit farmacistët duhet të plotësojnë një formular.  Më poshtë po ju paraqesim formularin që duhet të plotësohet nga farmacistët që japin për herë të parë provimin e Shtetit dhe nga formularin tjetër që është për farmacistët përsëritës. “Provim i shtetit” është kontrolli vetëm për njohuritë profesionale të kandidatit, që organizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky provim kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara në ligjin nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” dhe vlerëson njohuritë dhe aftësitë e kandidatit për ushtrimin e një profesioni të rregulluar.

Regjistrimi dhe pranimi në provim

Pranimi i kandidatëve në provim bëhet vetëm nga MASH-i. Ai përcakton datën dhe

qendrën e zhvillimit të provimit. Kandidati regjistrohet për të dhënë provimin e shtetit pas diplomimit, pranë Urdhrit Profesional (UP) ose në mungesë të UP-së, pranë autoritetit kompetent përkatës. Kërkesa për regjistrim bëhet me shkrim. Kërkesa e shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar për regjistrim dorëzohet jo më vonë se një muaj para datës së përcaktuar për zhvillimin e provimit. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të kryer provimin e shtetit dërgohet nga UP-ja në MASH, pas konfirmimit nga ministria përkatëse, brenda 15 ditëve nga përfundimi i regjistrimeve. Pjesëmarrja në provimin e shtetit, me shkrim ose me gojë, lejohet vetëm nëse kandidati ka marrë provimin e diplomës universitare, të parashikuar në ligjin nr.9741, datë

21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

a) Formulari i aplikimit;

b) Fotokopje e letërnjoftimit;

c) Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare e kërkuar nga autoriteti

kompetent për profesionin respektiv;

d) Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, e lëshuar nga institucioni i arsimit të

lartë;

e) Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e

lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga autoriteti kompetent për kryerjen e

praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja. Për kandidatët e programeve të studimeve në

mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri, mami dhe fizioterapi kërkohet edhe dëshmia e

kursit të ndihmës së shpejtë;

f) Raporti mjeko-ligjor;

g) Dëshmi penaliteti;

h) Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; i) Fatura e pagesës për

provimin e shtetit; j) 2 fotografi të formatit të pasaportës. Dokumentacioni i mësipërm i kërkuar në shkronjat “b”, “c”, “d”, “e” të pikës 6

dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimet pasardhëse, në

rast përsëritjeje të provimit të shtetit.

Kandidati nuk pranohet në provim nëse:

a) nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për

profesionin respektiv;

b) ka dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, deri në momentin e aplikimit;

c) është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit;

d) plotëson kriteret e parashikuara në ligjin nr.10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e

rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregulloreje dhe ato të

përcaktuara nga autoritetet përkatëse.

Organizimi i provimit

1. Provimi i shtetit zhvillohet me shkrim, në datat e përcaktuara.

2. Mënyra e zhvillimit dhe administrimit të provimit bëhet sipas rregullave të përcaktuara

nga AKP-ja, pas këshillimeve me autoritetet kompetente.

Agjencia Kombëtare e Provimeve

1. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) është autoritet në varësi të Ministrisë së

Arsimit dhe Shkencës, përgjegjëse për zhvillimin e provimit të shtetit.

2. AKP-ja implementon procedurat për zhvillimin e provimin e shtetit, përmes

teknologjisë digjitale.

3. AKP-ja, lidhur me zhvillimin e provimeve të shtetit, kryen detyrat e mëposhtme:

a) Digjitalizon testet e hartuara nga Komisioni i Provimit të Shtetit;

b) Trajnon personelin organizues dhe mbikëqyrës së provimit të shtetit;

c) Publikon on-line programin orientues të provimit të shtetit;

d) Harton grafikun, shpërndan dhe publikon listat e kandidatëve, sipas datës dhe qendrave

të provimit;

e) Shpall rezultatet e provimit të shtetit;

f) Krijon, arkivon dhe administron bazën elektronike të të dhënave;

g) Verifikon identitetin dhe numrin e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në qendrat e

provimit të shtetit;

h) Siguron kushte të përshtatshme në qendrat e provimit për zhvillimin e provimit të

shtetit përmes teknologjisë digjitale;

i) Siguron kushte të përshtatshme për kandidatët me aftësi të kufizuara fizike.

Kryerja e provimit

1. Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidatët duhet të kenë parasysh rregullat e

mëposhtme:

a) të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit;

b) të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi;

c) të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit;

d) të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për zhvillimin e provimit;

e) ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit

gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi;

f) ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

ë) ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

2. Qendrat e provimit mbikëqyren nga një ose më shumë administratorë, në varësi të

numrit të kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit, të cilët:

a) janë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit sipas rregullave të përcaktuara në këtë

rregullore;

b) mbajnë qetësi gjatë zhvillimit të provimit.

Rregullat për Provimin e Shtetit

1. Provimet e shtetit të të njëjtit profesion zhvillohen në të njëjtën ditë.

2. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë

të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.

3. Pyetjet janë të njëjta për të gjithë kandidatët e së njëjtës fushë.

4. Komisioni i Provimit të Shtetit, brenda 1 jave nga përfundimi i provimit, kryen

vlerësimin e kandidatëve.

5. Nëse gjatë korrigjimit të provimeve konstatohen gabime në pyetje, këto pyetje nuk

merren parasysh. Në këtë rast ulet edhe numri maksimal i pikëve. Vlerësimi fillon nga ky

numër i zvogëluar i pikëve. Zvogëlimi i pikëve nuk duhet të jetë në disavantazh qoftë

edhe të një kandidati të vetëm.

6. AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i

propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me

notën “4 – jokaluese”. AKP-ja mban procesverbal, ku evidenton shkeljet e konstatuara.

7. Nëse konstatohet se në një qendër provimi, provimi nuk është zhvilluar sipas

rregullave, atëherë për kandidatët e kësaj qendre, kjo pjesë e provimit duhet të vlerësohet

si jo e kryer. Vendimi për këtë është në kompetencë të AKP-së dhe KPSH-së.

8. Provimi me shkrim vlerësohet si i kryer me sukses, nëse kandidati merr jo më pak se

50 pikë nga 100 të mundshme.

9. Rezultati i provimit shpallet nga AKP-ja dhe UP-ja. AKP-ja i përcjell UP-së listën e

rezultateve të provimit të shtetit, ku përfshihen:

a) nota dhe pikët e provimit;

b) kufiri i kalimit me sukses.

10. Procesverbali i rezultateve firmoset nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Provimit të

Shtetit.

Box

Vlerësimi dhe drejta e ankimimit në Provimet e Shtetit

1. Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:

a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

2. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar

së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm), përsërit

provimin.

Ankimimi

Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit.