Skandal në Sarandë me kontrabandistët e Maturës Shtetërore

505
Sigal

Rreth një vit më parë një skandal i paparë shpërtheu në arsimin e qytetit bregdetar të Sarandës. Ishte sezoni i provimeve të maturës dhe një pjesë e pedagogëve në vend që ta shikonin këtë eveniment si një ngjarje me vlera dhe rëndësi për arsimin kombëtar e kuptuan ndryshe, duke përdhosur ndërgjegjen e një edukatori të vërtetë. Pikërisht ky kallëp pedagogësh apo “mostra”  ditën e provimit të maturës e panë si një eveniment ku mund të pasuroheshin duke shitur tezën e provimit. Këta lloj njerëzish padyshim mund t’i quash batakçinjtë e vërtetë dhe njerëzit që me ndërgjegje të plotë vrasin shpirtin arsimdashës dhe traditën shumë shekullore të Rilindësve shqiptarë. Këta palaço vetëm mësues nuk mund t’i quash dhe këta nuk kanë vend në arsimin e Sarandës dhe atë shqiptar. Të punojë një staf i tërë pedagogjik gjatë gjithë vitit, të punojnë nxënësit dhe prindërit me libra dhe tekste shkollore dhe jashtëshkollore dhe kur vjen dita e provimit njerëz të pamoralshëm me paturpësi e shesin testin e gatshëm të provimit. kjo është më shumë se kriminale. Por reagimi i Drejtorisë Arsimore ishte i menjëhershëm dhe kjo bëri që pas zbulimit të rastit të largohen nga detyra e mësuesit të fizkulturës dhe të dërgohet në një fshat afër Sarandës. Por ky rast jo vetëm që nuk duhej të kalonte kaq lehtë, por përkundrazi, ky person duhet të shkonte para drejtësisë dhe të mbante përgjegjësi të plotë, pasi burgu do ishte pak për të. Por nuk kaloi shumë kohë dhe mësuesi i fizkulturës Edi Vasi u rikthye me punë në qytet, a thua se s’kishte ndodhur ndonjë gjë e veçantë. Merita e vetme e tij, sipas burimeve nga qyteti bregdetar, është se mer pjesë në mitingjet e PS-së dhe shoqëron deputetët e majtë në Sarandë dhe fshatrat e saj. Ne do merremi edhe me faktin se si erdhi, kush e solli në qytet, pikërisht në kohën kur po afronin provimet e reja të maturës, lidhjet dhe skandalet në këtë drejtori me një pjesë të njerëzve që kanë drejtuar arsimin e qytetit, roli dhe funksioni i Eduart Mehmetit në Universitetin e Sarandës, dhe si vegjetojnë duke grabitur taksat e studentëve këta dhe të tjerë…