Prof. Dr. Luftulla Peza*/ Mbishkrimet pellazge përkthehen vetëm me gjuhën e sotme shqipe

1402
Sigal

STELA E LEMNIT,MBISHKRIMI DIPYLON (I ATHINËS) DHE MBISHKRIMI I KORINTHIT NË SHPJEGIMIN E SHQIPES

II-STELA E LEMNIT (fig. 1) është një monument tjetër me rëndësi të veçantë për gjuhën tonë, që vërteton lidhjen e pellazgjishtes me gjuhën shqipe. Ajo është gjetur në ishullin e Lemnit (pranë ngushticës së Dardaneleve) dhe i përket shekujve 9-8 p.e.s.. Shumë dijetarë janë munduar të zbërthehet përmbajtjen e shkrimit të saj me ndihmën e greqishtes, latinishtes, persishtes, por pa rezultat. Z. Majani e shpjegoi përmbajtjen e saj me ndihmën e gjuhës shqipe. Me Stelës e Lemnit janë marrë disa studiues shqiptar dhe të gjithë janë të mendimit se ajo i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe lehtë lexohet nga njohësi i gjuhës shqipe, forma më e re e gjuhës pellazge. Shkrimi është gërvishtur nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas (mënyra bustrofedike e shkrimit), por me gërma mjaft të qarta të abecedarit pellazg. Dy rreshtat e sipërme në Stelën e Lemnit janë si më poshtë: në pellazgjisht:

ZIAZI MARAZ MAF = në shqip: ZI ASHT ZI MARAZ I MADH.

III- MBISHKRIMI DIPYLON ( i ATHINËS)

Materialet e mbledhura nga gërmimet arkeologjike në Akropolin (Akropol, fjalë pellazge a + kro = asht kro, krye, kryesori, fjala pol mund të jetë polli, pra që ka pjellë kokë) e Athinës dhe në vende të tjera të Atikës, vërtetojnë praninë e neolitit të hershëm. Në pjesën më të ngritur ngrihet Parthenoni, faltorja e perëndeshën pellazge Athina, mbrojtëse e qytetit, themeluar rreth vitit 1000 p.e.s. Të gjitha këto kanë një ngjashmëri të madhe me zbulimet arkeologjike neolitike në vendbanimet Sesklo dhe Dimini të Thesalisë. Herodoti përmend se banorët më të hershëm të Athinës njihen pellazgët, të cilët kanë qenë shtrirë edhe në Thesali. Sipas tij Akropoli banohej nga fermerët pellazgë, qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s.

Gjuha pellazge e Athinës shprehet në mbishkrimin e Athinës:

           Ky është shkruar në qafën e një katruveje me shkronjat e abecedarit pellazg (740 p.e.s). Vetë fjala Dipylon është e gjuhës pellazge dhe ka kuptimin Dypyje. Mbishkrim Dipylon mbahet si dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën greke, por që vetëm dy vjet më parë ne vërtetuam se i përket gjuhës pellazge-shqipe. Për këtë në enciklopedinë Ëikipedia shkruhet: “Ai është i famshëm, sepse është shembulli më i vjetër (ose njëri nga më të vjetrit) e përdorimit të alfabetit grek”, që përbën falsifikim. Mbishkrimi Dipylon (i Athinës) është provuar të lexohet me ndihmën e gjuhës greke, por pa rezultat. Ai në anglisht nga kjo gjuhë është përkthyer:

 Kushdo nga kërcimtarët, që tashti kërcejnë shumë lehtëai do të më gjejë mua (enën) si çmim të tij”.

Interpretimi me ndihmën e gjuhës shqipe, që bëhet për herë të parë (Peza & Peza 2012) është ky: Origjinali (lexohet nga e djathta në të majtë):

PELLAZGJISHT TRANSKIPTIMI SHQIP
←leximi←

→ HOS NUNO

 

PHESTON

 

PANT = PA N T

NATA

 

PqTATA= Pq TATA

 

PASIEST.T.

 

JEKAJMAK

OH NUNO

 

FESTON

 

PA Në Të

NATA

 

Pa Që TATA

 

PA SI ËSHTË T

 

JE KAJMAK

HOSNUNO PXESTON PAN T○ NATA PQ TATA PASI EST ○T○JE KAJMAK =

= HOS NUNO PHESTON PAN T○ NATA PQ TATA PASI EST T○ JE KAJMAK =

= Oh Nuno pheston pan te nata pq tata pasi est je kajmak =

= OH ! NUNO FESTON PAN TE NATA, Po që TATA PASI ËSHTË KAJMAK

Kuptimi i mbishkrimit është ky: Nuni feston, panë tërë natën, që tata është i lumtur si kajmak. Fjala Nuno besoj se është fjala “nun” apo kumbarë.

Mbishkrimin Dipylon i ka të gjitha fjalët pellazgo/shqipe të padiskutueshme:

PELLAZGJISHT SHQIP PELLAZGJISHT SHQIP
NUNO

PHESTON

PAN

NATA

TATAnun, kumbarë

feston

panë

nata

tata, babaiPASI

EST

KE

KAJMAK pasi

është

(ti) ke

Kajmak

Fjala← (drejtimi i leximit) = →PXESTON = FESTON, vjen nga fjala “festë”, që e ka edhe sot gjuha shqipe, e ardhur nga gjuha pellazge, por ka hyrë edhe në shumë gjuhë perëndimore. Është fjalë mjaft interesante, sepse fillon me germën “px” = ph, pasi germa “x” përbën germën “h” dhe e gjithë fjala nuk fillon me germën “f”, siç përdoret në gjuhën shqipe sot.

            Të gjitha fjalët e mbishkrimit Dipylon janë njëlloj si në gjuhën e sotme shqipe. Në mbishkrim të bëjnë përshtypje edhe fjalët e lashta të gjuhës sonë “Nun” dhe “Kajmak”.

Siç shihet teksti i mbishkrimit dhënë në gjuhën angleze, nuk përputhet fare me përkthimin tonë. Kjo rrjedh nga fakti se mbishkrimi është në gjuhën pellazge, që përputhet plotësisht me gjuhën shqipe, me ndihmën e të cilës kemi bërë zbërthimin. Prandaj ky zbërthim i mbishkrimit është i saktë. Përkthimi anglez është bërë nga greqishta, por ai që e ka bërë zbërthimin, duke mos gjetur asnjë fjalë greqisht në mbishkrim, ka sjellë në anglisht vetëm një hamendësim të mbishkrimit, i cili nuk ka asnjë lidhje me vetë atë.

            Analiza e mbishkrimit Dipylon (të Athinës) tregon se ai është shkruar në gjuhën pellazge dhe me alfabetin pellazg, mjaft të përhapur në të gjithë trevën e Egjeut dhe të Mesdheut gjatë kohës së bronzit dhe në fillim të kohës së hekurit. Nuk ka asnjë bazë shkencore të mendohet se ky alfabet i përket gjuhës greke.

 

IV-MBISHKRIMI I KORINTHIT. Është i shekullit 8 p.e.s.. Po e paraqis, me që në të ndodhet edhe emri “EMIL” i profesorit Emil Lafes. Megjithëse, ai nuk i ka në zemër pellazgët dhe i mohon ata, por ata e shoqërojnë gjithë jetën, sepse emri Emil është emër pellazg dhe ndodhet i shkruar në mbishkrimin e Korinthit. Në kohën kur është gërvishtur në pllakën e gurit ky mbishkrim, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajon. Sipas të gjitha provave, fiset greke kanë ardhur gjatë shekullit 6 p.e.s. si barinj me kopetë e bagëtive, veshur me lëkurat dhe pa asnjë shkallë zhvillimit kulturor. Ato nuk dihet se nga kanë ardhur, sepse nuk sollën me vete ndonjë element kulture, asnjë element të tillë nuk kanë lënë në vendin e origjinës. As emër nuk kishin: emrin helenë e morën nga vendasit, në kohë të lashta Helada ka qenë qytet në pjesën perëndimore të Thesalisë dhe banorët e rajonit quheshin helenë, prej ku të ardhurit morën emrin; grekë u quajtën më vonë nga romakët. Por një gjë është e sigurt, në vendin ku erdhën, në Pellazgji, gjetën popull me kulturë dhe zhvillim shoqëror mjaft të lartë, njerëzit të ndarën në mbretëri të ndryshme, kishin qytete, përdornin veshjen e endur, poçerinë dhe të gjitha metalet që njohim sot, me armë të sofistikuara, merreshin me tregti tokësore dhe detare në largësi të mëdha, njihnin shkrimi dhe kishin librat e tyre, shkruar me alfabeti e shpikur prej tyre. Flisnin dhe shkruanin gjuhën e tyre pellazge, mjaft e afërt me gjuhën e sotme shqipe. Shoqëria pellazge ka qenë më e zhvilluara në botë qysh nga koha e gurit, bronzit dhe kohë së hekurit.

Mbishkrimi i Korinthit (fig. 2) është gërvishtur nga e djathta në të majtë me germat e abecedarit pellazg. Germat janë po ato që përdorim edhe sot: T, A, I, E, M, L, N, K,O,S, V=U, Q = K, TH, H, D etj. Sipas rreshtave leximi bëhet nga e djathta në të majtë:

Fig. 2-

Leximi i plotë i mbishkrimit është ky:

1-Rreshti sipërm: TATAIESEMIL = TATA I ES EMIL = TATA IM ËSHTË EMILI.

2-R. mesëm: EKVTHOSH.SDANMEKLEFS = E KU THOSH.SDAM ME KLEFS = Është: KU THOSH S’DON ME QEF,

3- R. Poshtëm: EITHVFLAS EST AI = E I THU FLAS EST AI = Është: AI QË FLAS, ËSHTË AI

Mbishkrimi lexohet me ndihmën e gjuhës shqipe, sepse fjalët pellazge janë po ato si të shqipes së sotme. Mbishkrimi Korinthit tregon shumë qartë që gjuha pellazge vazhdon në gjuhë e sotme shqipe. Mbishkrimi deri tani është trajtuar gabimisht që i përket gjuhës greke dhe mbahej monument i saj. Ja emri EMIL, në rreshtin sipër, majtas →, që i kthyer në anën tjetër bëhet , bëhet më lehtë për ta lexuar.

            Ka dhe shumë mbishkrime të tjera pellazge, ku fjalët e gërvishtura në to përputhen me fjalët e sotme të gjuhës shqipe. Kjo dëshmojnë se gjuha pellazge vazhdon në gjuhën shqipe pa ndërprerje nga lashtësia, por që këtu për mungesë vendi nuk i përmendim dot. Ato pjesërisht janë studiuar, por duhet të studiohen të gjitha, sepse janë pasuri e madhe e kulturës europiane dhe shqiptare. Mohimi nga gjuhësia shqiptare e kësaj pasuria përbën shkelje të rëndë të disiplinës shkencore. Besoj që prof. Emili do ti rivlerësojë pellazgët, që i kanë dhënë emrin.

Paraqitëm disa mbishkrime pellazge, nga të cilat gjithsekush bindet për lidhjen e ngushtë me gjuhën shqipe. Të parët janë zbërthyer nga Z.Majani dhe N. Vlora. Shpjegimin e mbishkrimeve të Athinës dhe Korinthit, deri tani të pranuar në literaturën botërore si mbishkrim në gjuhë greke, vitet e fundit kemi vërtetuar, që i përket gjuhës pellazge/shqipe (Peza & Peza 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre). Me shpjegimin e këtyre mbishkrimeve vërtetohet plotësisht se gjuha pellazge vazhdon rrjedhshëm dhe pa ndërprerje në gjuhën e sotme shqipe. Janë po ato fjalë, po ato folje dhe po ajo mënyrë të foluri, prandaj kemi shprehur mendimin që kemi të bëjmë me një gjuhë të vetme, por në stade të ndryshme zhvillimi.

Nga koha, kur pellazgët identifikohen për herë të parë me gjuhën e tyre të shkruar, në Qytetërimin e Vinkë-Turdas-Dispilio, mijëvjeçari i 6 p.e.s. dhe deri më sot, kanë kaluar rreth 8 mijë vjet, që dëshmon lashtësisë e gjuhës shqipe të shkruar. Shqipja e folur është shumë më e lashtë.

Vërtetimi i vazhdimësisë i gjuhës pellazge në gjuhën e sotme shqipe ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse vërteton faktin se gjuha më e lashtë e kontinentit tonë, pellazgjishtja, nuk është e vdekur, por gjuhë e gjallë dhe kjo mbijeton sot në gjuhën shqipe. Kjo vërteton njëkohësisht se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët, nëpërmjet ilirëve, dardanëve, maqedonasve, epirotëve etj..

Përfundimet e Krispit dhe të autorëve të tjerë mbi Iliadën dhe studimet e tjera nuk kundërshtohen, por as pranohen, vetëm mohohen në heshtje. Kjo është rrugë jo shkencore, që i ka sjellë dëm të madh kulturës sonë dhe asaj europiane, sepse ka çuar në mohimin e gjuhës më të vjetër europiane –gjuhës pellazge dhe të Qytetërimit Pellazg, që është themeli i qytetërimit europian. Kjo gjendje jo e këndshme në gjuhësinë tonë rrjedh nga fakti se Qendrën Albanologjike e ka mposhtur mefshtësia, mungon drejtimi me kompetencë dhe kontrolli i dijeve. Asnjë temë diplome ose doktorature për mbishkrimet dhe gjuhët e lashta.

Në Ballkan dhe në Europë janë zhvilluar njeri pas tjetrit tre qytetërime të lashta:

1-Qytetërimi Pellazg, Paleolit deri në vitin 500 p.e.s. Ilirët, maqedonasit, dardanët, epirotët, thrakët, etruskët, trojanët dhe shqiptarët e sotëm janë trashëgimtarët e këtij qytetërimi të famshëm.

2-Qytetërimi Grek, fillon rreth 500 p.e.s. me shfaqjet e para të kulturës greke në Lemn, Trojë etj.

3-Qytetërimi Romak fillon rreth 500 vjet p.e.s., në Ballkan fillon me pushtimin romak të trevës në vitin 268 p.e.s. dhe vazhdon deri në vitin 500, kur afërsisht fillon qytetërimi modern.

 *Kryetar i Qendrës së Studimeve Pellazgjike