Ministrja Shahini njofton mbi punën përgatitore dhe masat e ndërmarra për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj

296
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar disa momente nga masat e ndërmarra deri tani dhe punës përgatitore që po bëhet në shkollat që do të mirëpresin maturantët më datë 18 maj.

Ja postimi i plotë:
“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj” – shkruan në rrjetin e saj social Ministrja Shahini.
Ashtu siç është bërë e ditur më përpara, mes datave 18 maj – 5 qershor, 2020 do të ketë një hapje të pjesshme vetëm për maturantët. Gjatë kësaj kohe, ata do të zhvillojnë lëndët që janë provime ku përsëriten temat që u përkasin provimeve kombëtare sipas programit orientues, pa përfshirë pjesën e programit për temat që janë marrë gjatë mësimit në kushte të shtëpisë.
Kjo hapje, e shtrirë në rreth 500 shkolla në mbarë vendin dhe për afro 31 mijë maturantë, do të bëhet duke ndjekur rregulla strikte të distancimit social dhe sigurimit e mbajtjes së higjienës në shkollë. Ndërkohë, në çdo shkollë do të ketë postera për distancimin social, rregullat, higjienizimin dhe kujdesin që duhet treguar gjatë qëndrimit në shkollë.
Nxënësit dhe stafi mësimor do të ndjekin protokolle strikte për hyrje-daljet në ambientet e shkollës, lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës dhe respektimin e distancimin social dhe fizik mes nxënësve dhe mësuesve gjatë zhvillimit të mësimit.

Gepostet von Besa Shahini am Donnerstag, 14. Mai 2020