Ja parashikimi i motit për ditën e premte

310
Sigal

Ashtu sikundër vihet re edhe pse nuk kemi jemi zyrtarisht në verë temperaturat arritën të regjistronin vlerat 34 ºC në Kuçovë dhe 35 ºC në Tiranë.

Kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti.

Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e premte, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm.

Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 18º deri 30ºC

zonat e ulëta 21º deri 34ºC

zonat bregdetare 21º deri 31ºC