Sigal

Gjatë një operacioni polcia italiane në Foxhias ka sekuestruar 800 kilogramë drogë si dhe ka arrestuar dy shqiptarë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Marsel  Brakollari dhe Xhuljano Haxhiraj përkatësisht 25 dhe 22 vjeç.

Sipas mediave italiane lënda narkotike ishte fshehur në furgonin ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptar. Policia ra në dyshime, pasi drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, ndaj edhe u vu në ndjekje të tij.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 800 kg kanabis, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove.