Sigal

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Sanxhak” të këtij qyteti, pranë një  pike karburanti.

Policia thotë se  “shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. të cilët  ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor”.

Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur. Policia thotë se në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.