Masteri, në 26 nëntor intervista për ish të përndjekurit, të verbrit, para/tetraplegjikët, jetimët dhe romët

492
Sigal

Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjithë kandidatët me statusin e ish-tё dёnuarit dhe tё përndjekurit politik, të verbrit, tё invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e dytё tё studimeve me kohё tё plotё, “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve tё bukur
a”, për vitin akademik 2014-2015, të paraqiten në MAS në datën 26.11.2014, ora 14:00, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 52, datë 03.11.2014 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe tё regjistrimit për kandidatët me statusin e ish-tё dёnuarit dhe tё pёrndjekurit politik, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, pёr programet studimeve tё ciklit tё dytё me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve tё bukura”, për vitin akademik 2014-2015”. Intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.