Lindita Nikolla: Reforma në arsim ndryshoi pozitivisht sistemin

284


Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar këtë të
hënë, në një takim me mësues nga i gjithë vendi, se reforma e ndërmarrër nga
qeveria ka ndryshuar rrënjësisht arsimin në Shqipëri.


“Sot kemi një arsimim real dhe jo si dje kur kishim shitje të diplomave dhe
çertifikatave fiktive”, ka thënë Nikolla. 

Përveç cilësisë së arsimit,
ministrja ka nënvizuar se, reforma ka sjellë një ndryshim pozitiv edhe në
procesin e emërimeve në këtë sistem. 

Ajo është shprehur e vendosur
për ta çuar përpara implementimin e kësaj reforme. 

“Përmes kësaj reforme sot kemi
ngritur gjimnazin e gjeneratës së re. Kjo është reforma e arsimit edhe për
regjistrimin në universitete”, ka thënë Nikolla. 

Standardi që ndjekin vendet e
përparuara është krejt tjetër, ka nënvizuar ajo, por edhe qeveria shqiptare po
ecën në të njëjtin drejtim. 

“Deri dje askush nuk kishte sy
e vesh për të parë e dëgjuar ankesat e qytetareve”, ka shtuar NIkolla.