Kriteret e reja për në Universitet, formula për fakultete të ndryshme

504
Sot, më datë 17.01.2017, në mjediset e Rektoratit të Universitetit te Tiranës, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni mbajti një Konferencë për Shtyp lidhur me Kriteret e Pranimit në Programet e Ciklit të Parë të Studimeve si dhe kriteret e pranimit në Programin e Integruar të Studimeve të Ciklit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë për Vitin Akademik 2017-2018.
Rektori theksoi se kriteret e vendosura janë në përputhje të plotë me kurrikulat që maturantët kanë zhvilluar ose janë duke zhvilluar në sistemet parauniversitare publike dhe jo publike në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj. Në bazë të analizës së kurrikulës së shkollës së mesme, Prof. Koni tha se Universiteti i Tiranës është përpjekur të vendosë kriteret perfekte në mënyrë të tillë që puna e maturantëve ndër vite të mos humbasë, por të vlerësohet dhe ata të zgjedhin programin e studimit që u intereson.
Edhe këtë vit, kriteret kanë një orientim specifik duke u bazuar në:
– Mesataren e studimeve të tre viteve;
– Mesataren e gruplëndëve specifike sipas programit të studimit të fakulteteve të ndryshme të UT-së;
– Provimet në disa programe studimi të maturës shtetërore;
Bërthama dhe përbërja kryesore në këto kritere jane lëndët e kurrikulës bërthame që zhvillohen në arsimin e mesëm të Republikës së Shqipërisë.
Sigal