Arsimi ul flamurin në gjysmë shtizë,  në 5 vite largohen 58 mijë nxënës

241
Sigal

Varfëria dhe mjerimi po shpopullon vendin. Qytetarët po ikin familjarisht jashtë vendit duke marrë edhe fëmijët me vete . Kjo situatë dramatike është reflektuar në fillimin e vitit të ri shkollor, ku 58 mijë nxënës kanë lënë bosh bankat e shkollës, si kurrë më parë. E njëjta situatë është edhe në universitete ku mafia e dekanateve ‘gllabëron’ 60 mln. USD  çdo vit nga të ardhurat dytësore si tarfiat ndaj studentëve, nga klientelizmi dhe mungesa e konkurseve për degët më të kërkuara. Shkollat po mbyllen, ccdo bëhet me mësuesit, pedagogët dhe godinat e boshatisura ?!

Mafia e arsimit ‘gllabëron’ 60 mln. USD çdo vit nga xhepat e studentëve , teksa në 5 vite largohen 58 mijë nxënës

 

2017——— 120,062  nxënës

2018———116,648  nxënës

2019———-109,533  nxënës

2020——–107,989   nxënës

2021———103,467   nxënës

 

Tarifa, konvikte dinjitoze, mensa dhe biblioteka, dhe mungesa e aboneve për studentët janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë studentët.

 

 

 

 

Plakja, shpopullimi i Shqipërisë dhe largimi i  të rinjve, po hap një plagë të madhe në shoqëri. Arsyet nisin nga varfëria, papunësia, burokracia, mangësi në arsim etj. Duket se qeveria po zbaton proverbën e shkruar në hyrje të një universiteti në Afrikën e Jugut, ku shkruhej: Për të shkatërruar një vend, nuk ka nevojë të përdorësh predha, apo bomba atomike, ajo që duhet bërë është thjeshtë të ulësh nivelin e arsimit. Pra ,”shkatërrimi i arsimit, çon në shkatërrimin e popujve”. Madje këto ditë studentë dhe aktivistë zhvilluan një protestë përpara Kryeministrisë, pasi po përballen më vështirësi si pasojë e rritjes së çmimeve dhe nuk po subvencionohen.  Tarifa, konvikte dinjitoze, mensa dhe biblioteka, dhe mungesa e aboneve për studentët janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë studentët.

Braktisen shkollat

Numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ka pësuar ulje të ndjeshme në pesë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT kemi një ulje me 58,128 nxënës në pesë vitet shkollore. Ndërsa nga 31 mijë maturantë 1/3 e tyre, plot 11 075  kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

Në sistemin arismor 9-vjeçar kemi rreth 13% më pak nxënës. Në vitin shkollor 2017-2018 u regjistruan 319 mijë nxënës, në vitin 2021-2022 ishin 278 mijë, pra 41 mijë nxënës më pak ndoqën arsimin bazë. Mbi 90% e nxënësve në arsimin 9-vjeçar ndjekin shkollat publike, ndërsa 9,7 % institucionet e arsimit privat. Frekuentimi i shkollave private ka ardhur në rritje sidomos në vitet e pandemisë.

Sipas INSTAT rënie më të theksuar ka pësuar numri i nxënësve në gjimnaze. Nëse ju referohemi të dhënave të regjistrimit të nxënësve në shkollat  e memse nga viti shkollor 2017-2018, deri në vitin shkollor 2021-2022 kemi një rënie me rreth 17 mije nxënës më pak, ose 14.2% ulje. Sepse nga 120 mijë nxënës numri është ulur në 103 mijë nxënës, që ndjekin gjimnazin në shkallë vendi.  81,5% e tyre ndjekin arsimin e mesëm social-kulturor.

Të dhënat e numrit të nxënësve për vitin shkollor 2022-2023 i cili starton më 12 shtator, do të bëhen publike javën e parë të shkollës nga Drejtoria e Përgjithshme e arsimit paraunviersitar.

Por sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit në klasë të parë janë regjistruar 29 mijë nxënës, ndërsa në klasën e 10-të janë 28 mijë nxënës pa shkollat profesionale.

Sipas të dhënave kemi një ulje me 58,128 nxënës në pesë vitet shkollore. Ndërsa maturantë 1/3 e maturantëve, plot 11 075 kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

Mungesë fondesh

Arsimi konsiderohet prioritet kombëtar, por buxheti i akorduar ndër vite tregon se ky prioritet mbetet vetëm në letra. Infrastruktura e institucioneve arsimore në të gjithë vendin ka nevojë për investime të vazhdueshme në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në ambiente të përshtatshme dhe të sigurta për nxënësit në të gjithë vendin. Porta Vendore nxorri në pah se ka bashki që thonë se e përballojnë financiarisht mirëmbajtjen e kopshteve dhe të shkollave, ndërsa ka të tjera të cilat me buxhetet e tyre arrijnë të mbulojnë 30% të nevojave, ku shkollat kanë nevojë emergjente për t’u rregulluar.

 Banka e qeverisë dhe bankomati i studentëve

Në Shqipëri në universitetet publike le të themi studiojnë rreth 23 mijë persona në 1 vit akademik. Duke qenë që në bachelor, janë 3-vjeçare, atëherë në të tri vitet studiojnë afërsisht 70 mijë studentë. Këta 70 mijë studentë paguajnë afërsisht 500 USD në vit dhe shuma që grumbullojnë universitetet shkon në 35 000 000 dollarë. ( 35 milionë $ )

Në master llogariten rreth 10 mijë studentë, të cilët paguajnë mbi 1000 mijë USD në vit. Duke qenë se janë dy vite, shuma arrin në 20 mijë studentë. Atëherë 20 mijë x 1000 dollarë, shuma totale që paguajnë studentët e masterit shkon në 20 milionë dollarë.

Pra Universitetet Shtetërore (publike) grumbullojnë në 1 vit 55 milionë dollarë, nga studentët që kanë konkurruar, kanë fituar të drejtat me listat e publikuara nga MASR, ndërkohë që këto universitete paguhen njëherë nga taksapaguesit, (ambientet, pedagogët, administratë, energji, ujë etj.) Lind pyetja ku shkojnë 60 milionë dollarë që zhvaten çdo vit si të ardhura dytësore nga universitetet që paguhen nga taksat e shqiptarëve? Pasi universitetet shtetërore (publike) ushtrojnë aktivitetin e tyre në godinat shtetërore, ku pedagogët paguhen nga shteti, sektori ndihmës i administratës paguhet nga taksat që qytetarët i paguajnë shtetit, pajisjet dhe laboratorët janë të shtetit, energjinë e paguan shteti, ujin e paguan shteti.

Kapitullimi i gjigandit të bujqësisë Shqiptare: Universiteti Bujqësor Tiranë!

Eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli ka ngritur shqetësimin , ku të rinjtë nuk preferojnë degët e bujqësisë, edhe pse e kanë tregun e punës të siguruar. Kapitullimi i gjigandit të bujqësisë Shqiptare Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili sot nuk arrin të dalë dot mbi veten për disa arsye:1- Profesorë të shkëputur nga realiteti shqiptar e fermat bujqësore, pavarësisht thinjave që kanë në kokë apo vitet në këtë vatër dijesh nuk kanë njohurit minimale të realitetit të bujkut apo blegtorit tonë, të kthyer në një tufë, ku rrogën e kanë si qëllim. 2-Gjenerata e re e nepotizmit që nuk kalojnë mesataren e notës për të qenë Profesorë, por falë se janë apo ishin miku i dekanit apo rektorit, doktoraturat e tyre janë plagjatura apo realizuar nga Google. 3- Streha e atyre që pasi kanë bërë një cikël diku, gjejnë tokën e premtuar pranë këtij Universiteti, i cili ju jep garancitë që do pleqërojnë në paqe.Çfarë mbetet është një grusht profesorësh që japin shpirtin për këtë institucion, për fermerët, për blegtorët, për këdo që do këshillën e vyer apo ndihmën e duhur, por që janë aq pak saqë llumi dhe matrapazlliqet e kokave i kanë venitur në skutat më të errta të këtij institucioni. Për mos të folur për menaxhimin e fondeve situatat roze ne te etj… Sot gjingandi i bujqësisë shqiptare është aq i vogël sa e konkuron dhe “akademia e Çobenjëve”Ndaj dhe të rinjtë zgjedhin emigrimin përpara dijes së verbër, që ofron ky institucion.