Xhevdet Zekaj: Universiteti i Elbasanit model i mësimit online

1001
Sigal

Boll me studime që vrasin!

Mësimi online dhe akademizmi i qendrestarëve…

Jemi në një situatë lufte, izolimi dhe  natyrisht që ndihemi të stresuar dhe nën një bombardim propagandistik të medias, institucioneve shtetërore dhe gjithfarë demagogësh, të gjithëditur  e në fund studiues, progresistë, shoqata studiuesish e exitpollistë për të plotësuar stresin tonë.Nuk është rasti i parë që ndihesh keq, kur duhet të ngrihesh e t’i biesh me grusht malit që s’bëzan.  Nuk është rasti i parë, kur për të mijtën herë personeli arsimor, puna e pedagogëve, dinjiteti, përkushtimi, profesionalizmi apo dhe  institucionet e tyre kryqëzohen. Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”,   në këtë rast, bombardohet, kryqëzohet etj nga kësi shoqata studiuesish, apo studime, exitpolle qoftë dhe institucione që bëjnë renditje (rankime) universitare.  Në sitauata të tjera, ndoshta edhe siç nuk jam ndjerë edhe pse jam indinjuar, por, në situatën e kësaj periudhë të vështirë, ku punojmë, shumë mirë bëjmë, bëjmë detyrën. Situata e vështirë ku të gjithe jemi të ngarkuar emocionalisht e duhet të jemi e japim mbështetjen brenda familjes, ne personeli i arsimit, jemi larg.Ndaj për këtë situatë diskutimet duhet të ishin më të rezervuara, gjithësesi…Nuk jam kundër, madje theksoj, se në shumë pika jam dakord, madje e quaj vlerë dhe të rëndësishëm studimin e përgatitur nga Qëndresa Qytetare dhe Olof Palmer International Center (Q.Q & OPIC): “Vlerësimi  i situatës së Arsimit të Lartë nën ndikimin e Covid 19”, sepse është si një mundësi reale ku secili prej nesh duhet të vetëvlerësohet, të abditohet, përmirësohet.Ndalem tek aspektet me të cilat nuk bie dakord me Zotërinjtë e Q.Q & OPIC; përfundimi juaj Nuk është real, por fare dhe jam i indinjuar për këtë studim. Problemi i parë që më shqetësoi është renditja e Universiteteve. Universiteti i Elbasanit kishte marrë një  vlerësim shumë të ulët. Nuk bie dakord dhe nuk është aspak real. Për problemet që do të citoj më poshtë, do të them që ka dëmtuar rëndë jo vetëm imazhin, por edhe investimin e gjithë aktorëve të këtij universiteti.Së pari, a jeni të sigurtë se në kampionimin tuaj, ata 50 studentë janë studentë të UE?Së dyti, mendoj se të dhënat e studentëve sipas degëve që këni përzgjedhur, duhet të ballafaqiheshin me të dhënat e personelit akademiki (pedagogëve) duke përfshirë këtu edhe, mundësitë 2-3% të marzhit të gabimit. Në këtë mënyrë do të arrihej në konkluzuine më të vërteta, nisur nga fakti, se janë disa burime që të ojnë drejt të vërtetës.Ju deklaroni se Universiteti “A. Xhuvani” ka filluar mësimin javën e tretë!!!!? ?? Një gënjështër e madhe. Turp, mashtrim, maskarallëk, gënjeshtër, papërgjeshmëri e paprecedentë. Personalisht flas jo vetëm për Departamentin tim, por kam bindje se në të gjitha fakultetet e UE, mësimi i parë online filloi sipas udhëzimeve të marra nga MSAR dhe urdhrit të rektoratit  më datë 16.03.2020, pra vetëm javën e dytë. Ç’ka deklaroj është e vërtetuar janë të  dokumentuara më mësimin në platformat Zoom, Classroom, email, Ëhta’s App, detyrat e marra nga studentët, komunikimi me ata apo edhe vlerësimi për ata etj, etj. Mësimi ka filluar javën e dytë!Zotërinj të Q.Q & OPIC, do të ndiheshim mirë ne, personlei akademik i të gjitha universiteteve, në qoftë se JU do të ndaleshit në kushtet në të cilat punojmë ne, vështirësitë tona, kur them tona kam parasysh studentët – pedagogët. Mos na lëvdoni, sepse detyrën bëjmë, por të paktën pak më shumë respekt për punën, personalitetin, seriozitetin, përkushtimin tone.Gjatë këtyre javëve, procedimi mësimor ka vijuar me një komunikim me studentët, pedagogët, prindër jo vetëm për të respektuar ngarkesën e tyre, por jemi përpjekur të përditësojmë e përshtatim të gjithë leksionet dhe metodat e mësimdhënies në kushtet e të mësuarit online. Kjo gjë normalisht ka kërkuar shumë energji dhe kohë fizike për t’i përgatitur dhe planifikuar pa ndryshuar objektivat mësimor por përshtatur ato me situatën e luftës.Jemi përpjekur dhe ja kemi dalë që kalimi nga auditori, tek mësimi në kushte shtëpie të kuptohet dhe pritet mirë nga studentët e prindërit e tyre. Sipas situatës, është pritur mirë nga studentët dhe prindërit madje dhe pjesëmarrja e tyre në mësim ka qene e është mbi 90% dhe është e lehtësisht e verifikueshme.Ndodhi e po ndodh kjo, sepse kemi motivuar ata, shpjeguar studentëve padakordësitë e tyre, dyshimin për situatën, nxitim motivimin e tyre të brendshëm, që kjo betejë në përvetësimin e kompetencave, dijeve aftësive edhe në këtë mënyrë mund të realizohet. Dhe ja kemi dalë. Ia kemi dalë falë stërmundimit dhe lodhjes fizike e mësimore të studentëve. Shumë studentë thonë se edhe pse lodhemi dhe kemi problematika të shumta, ndihemi më mirë në mësim,  ndoshta për faktin sepse, kemi edhe partneritetin  e prindërve në këto probleme, ata janë aktiv në realizmin e  procesit mësimor online duke parë e disiplinuar fëmijët e tyre më një “kontroll” apo duke qenë mentori administrativ e didaktik familjar. Është e vërtetë sa deklarova, nga reagimet pozitive të tyre.Arsye e mjaftueshme në ditët e sotme kjo sepse prindërit prekin, shikojnë, kanë  mundësi që jenë prezent e vlerësojnë se si fëmijët e tyre punojnë dhe krijojnë të pavarur në kushtet e shtëpisë duke përdorur burime digjitale alternative, por edhe duke rritur koston e jetesës së tyre, kur dihet se popullata e   Prefekturës Elbasan është ndër më të varfrat të vendit tonë.Të nderuar studiues të Q.Q & OPIC të jeni të sigurtë se ky mësim online, kërkon angazhim i madh të mësuesve, prindërve dhe nxënësve ka arritur të plotësojë, por jo të zëvendësojë   mësimin që ndodh në shkolla. Ju theksova pak më lartë se angazhimi i stafit akademik,  perceptimi i tyre për efektivitetin e mësimit online rezulton të jetë pozitiv dhe me rendiment dhe këtë e pohojnë të gjithë kolegët që thonë se janë të kënaqur nga studentët duke mirëkuptuar rrethanat…Ju na rendisni të parafundit në disa vlerësime tuajat. Sinqerisht më  habit ky fakt sepse jemi ndoshta në pararojë që krahas zbatimit të kurrikulës në kushtet e shtëpisë është reflektuar dhe diskutuar me studentët se; si do ta ja dalim; si ju duken detyruar; vështirësitë e përballimit të ngarkesës në kohën kur bibliotekat, libraritë janë të mbyllura dhe nuk kanë të drejtë liridaljeje. Vëtë studentët pohojnë edhe pse me vështirësi, i përfundojnë detyrat gjatë mësimeve të zhvilluara përmes komunikimit online dhe konsultimit të pandërprerë  me pedagogët. Pozitivisht duhet parë fakti, se është rritur ndërveprimi mes pedagogëve dhe studentëve,  në një vështrim më miqësor, faktor shumë i rëndësishëm në nxitjen e motivimin e tyre për seriozitetin e mësimit online.Të nderuar studiues të Q.Q & OPIC në përgjithësi jam dakord me analizat që bëni në raport me të drejtat dhe detyrat e studentëve apo angazhimit qeveritar dhe MARS për të ridemsionuar funksionim e Arsimit të Lartë në situatën e Covid19. Por ne gjatë javës dhe në çdo fillim mësimi e nisim me këto pyetje: Si jeni me shëndet? U lodhët? Kishit shumë detyre? Po ja dalim me  stresin? Flisni për problematikat që keni në këtë periudhë, javë apo edhe ato që kaloi për procesin mësimor  që zhvillohet online. Personalisht kam mbi  400 diskutime, shqetësime të studentëve që  mund ët përmblidhen në këto drejtime:1. Jemi optimistë dhe do ja dalim edhe pse është shumë e vështirë.2. Nganjëherë kemi shumë detyra dhe mungesa e bibliotekave/informacioneve shtesë në kërkim na pengon.3. Mungesa e përvojës dixhitale, qëndrimi i tejzgjatur çdo ditë në celularë, apo platformat po sjellin dëmtime në shikimin tonë.  Kjo dhe ngaqë një pesë e madhe e materialeve janë onlinë këtu në celularë, plus leksionet, detyrat, shpjegimi etj.4. kemi problem me ofertat e celularëve, familjet janë në vështirësi, paguajmë qiratë në qytet, dhe interneti nuk na mjafton, por ka jo pak sudentë që nuk kanë lap top, kompjuter në familje etj, arsye që qeveria dhe përse premtoi nuk u zbatua. Familjet tona nuk kanë mundësi të paguajnë dy oferta në muaj.5. Stresi, paqartësia për kohëzgjatjen e izolimit, distancimit social/fizik e shton atmosferën psikologjike të ngarkuar. Ne po marrim pjesë në mësim edhe ngarkesa dhe korrektësia tuaj.6. As pedagogët, as studentët nuk kanë pasur familjarizim, edukim me digjitalizimin, apo nuk kanë aparate modernë për të përdorur platformat e mësimit online.7. Jemi lodhur, sepse ka pedagogë, që na japin detyra çdo javë, kjo na rëndon më shumë.8. Mungojnë bibliotekat e specializuar online, kjo na tejlodh në navigimin kërkimor, duke na shtuar stresin.9. Për të shpëtuar sytë dhe rritur efektivitetin, të gjendet një mënyrë , qoftë edhe nëpërmjet Postës Shqiptare të na vijnë tekste  mësimorë në familje.10. të shqetësuar për përfundimin e vitit akademik…Detyrë e jona, pedagogëve, për të qenë të përgatitur se si do zhvillohen provimet, forma, koha e tyre, etj,  Për të definuar shqetësimet e studentëve në Departamentin e Metodologjisë  së Mësimdhënies, duke patur bindje se këtë e kanë realizuar edhe departamente tjë tjera të fakulteteve të UE-së,  për të zgjidhur dhe planifikuar në vazhdimësi, në mënyrë që të jemi të gatshëm që ta përballojmë situatën edhe për një kohë më të gjatë e të pacaktuar, që të qetësojmë studentët nga stresi dhe nxitim jo vetëm pjesëmarrjen e tyre por edhe të realizojmë objektivat mësimorë duke parashikuar se si dhe ku do  të bëhen laboratorë, praktikat apo provimet  kjo edhe për të lehtësuar vet studentët nga stresi.Të nderuar studiues të Q.Q & OPIC ju keni vlerësuar dobët për orarin e fillimit të mësimit online Universitetin  të “A.Xhuvani”  Elbasanit. Jam i indinjuar, besoj dhe shumë kolegë të tjerë janë, turp! po turp për ju!  Tek ne, procedura e mësimit fillon me zbatimin dhe kontrollin rigoroz të orarit online nga Dekanati, njoftimin e studentëve, pastaj i rikujtojmë një ditë përpara, pastaj 10 minuat përpara fillimit të orës së mësimit dhe të gjithë jemi korrekt, sepse kjo është detyra më e vogël që zbatohet me pikpërmëri, prandaj kampionin që keni zgjedhur duhet ta ballafaqonit dhe me disa mendime, ose të njëjta pyetje të drejtuara studentëve edhe me pedagogë apo studentë realë që do të ju kundërshtonin. Realiteti është komplet tjetër, nga ai i studimit tuaj. Ashtu siç citova më lart, në raport me politikat, vendimet, udhëzimet, realitetin qeveritar jam dakord që duhet të reagojnë urgjentisht në funksion të zgjidhjes së ngërçit.Të nderuar studiues të Q.Q & OPIC mirë bëni që zhvilloni studime të tilla, jam dakord, por e vërteta do disa burime, ose e krahasoni atë, aq më shumë të shtohen edhe gjithë aktorët në rastin e të mësuarit online në kushtet e Covid 19. Ne si Universitet nuk jemi atje ku ju thoni në studimin tuaj, por do të vazhdojmë të kryejmë me nder e përgjegjësi objektivat e këtij viti akademik, me përkushtim dhe në bashkëpunim dhe nën  vëzhgimin e studentëve dhe prindërve të tyre.