Laçi dhe Teuta ngrenë lart “kokën” e Shqipërisë në Evropë, Vllaznia dhe Partizani i thonë “lamtumirë” ëndrrës evropiane

345
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mbrëmjen e së enjtes, ekipet shqiptare zhvilluan ndeshjet e kthimit të raundit të dytë kualifikues, të kompeticionit më të ri futbollistik në Evropë, “Uefa Conference League”. Laçi dhe Teuta arritën të siguronin një biletë për në raundin tjetër kualifikues, duke mbajtur ende shpresat gjallë për një kualifikim në fazën e grupeve të këtij kompeticioni edhe pse rruga deri në atë fazë do të jetë e gjatë. Ndërkaq, Vllaznia dhe Partizani i dhanë “lamtumirën” kualifiueseve duke u eleminuar respektivisht nga AEL Limasol dhe Bazel.

Inter D’Escaldes 0-3 Teuta

Teuta bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj andorrasve të Inter D’Eskaldes, duke harruar kështu atë humbje të hidhur 0 me 2 në “Niko Dovana”, të një jave më parë. “Djemtë e detit”, të udhëhequr nga Edi Martini ishin të vendosur të bënin çmos për të arritur në fazën tjetër dhe ia arritën qëllimit. Dy gola të veteranit Sebino Plaku, nga një për secilën pjesë dhe penalltia e përkthyer në gol, në minutën e 106’ nga Kallaku, do të mjaftonin për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër, si dhe për të rikthyer “lumturinë” në kampin durrsak, pas asaj disfatë të turpshme të javës së shkuar. Ndërkaq, në raundin tjetër Teuta do të përballet me irlandezët e Shamrok Rovers.

Partizani 0-2 Basel

“Demat e kuq”, të udhëhequr nga tekniku Ilir Daja, nuk arritën sërish të surprizonin zvicerianët e Bazelit, duke u mundur dhe në “Elbasan Arena”, kësaj here me rezultatin 0 me 2. Helvetët arritën të dominon gjatë gjithë sfidës duke mos u dhënë shkas lojtarëve të Partizanit, të mendonin idenë e kualifikimit. Në minutën e 37’, pas një ulje vigjilence nga ana e mbrojtes së “demave” do të vinte dhe goli i parë, shënuar nga kapiteni Stoker, i cili ishte dhe autori i dopietës në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, e cila përfundoi me reuzltatin 3 me 0, në favor të zvicerianëve. Me fillimin e pjesës së dytë ekipi i Bazelit, nuk humbi kohë, por që në minutën e 50’ shënoi me anë të brazilianit Artur, duke i dhënë goditje përfundimtare demave. Me këtë ndeshje Partizani, përfundon rrugëtimin në Evropë dhe do të ketë mundësinë të përgatitet për ndeshjet e Kategorisë Superiore.

Vllaznia 0-1 AEL Limassol

Ashtu si Partizani, edhe Vllaznia i dha “lamtumirën” ëndrrës evropiane, duke u eleminuar nga qipriotët e AEL Limasol. Shkodraën e Brdariç besonin verbërisht në përmbysjen e rezultatit, pas transfertës së humbur një javë më parë në Qipro, me rezultatin minimal 1 me 0, por nuk rezultoi kështu, pasi qipriotët ashti si në Qipro, arritën të fiton dhe në Shkodër me rezultatin 1 me 0, duke arritur kështu, kualifikimin për në fazën tjetër të ndeshjeve eliminiatore, të “Ligës së Konferencave”. Shkodranët krijuan raste të shumta për gol, sidomos në pjesën e dytë të sfidës, ku ishin dhe më kërkues, por pa gjetur dot rrugën e rrjetës duke u ndalur dy herë nga shtylla, pas gjuajtjeve të Dilaver dhe Jonuzajt.

Universitatea Craiova 0-0 Laçi

Kurbinasit e udhëhequr nga Shpëtim Duro kanë bërë historinë duke u kualifikuar përballë një kundërshtari tejet të vështirë, siç ishte dhe ekipi rumun i Krajovës. Skuadra e Laçit ishte dominuese gjatë gjithë sfidës, duke zhvilluar një ndeshje me plot raste shënimi, por pa mundur dot t’i finalizonin siç duhej. Edhe pse, një barazim i bardhë 0 me 0, ekipi i Laçit u kualifikua pas fitores 1-0 në sfidën e parë, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke arritur kështu që për herë të parë në histori të kualifikohet për në turin e tretë të kualifikueseve të një turneu Evropian. Njëjtë si turi i dytë dhe turi i tretë ka rezervuar një kundërshtar tejet të fortë, për Laçin, siç janë gjigandët belg të Anderlehtit.