Akademik, Anastas Angjeli: Çfarë do të ndodhë nesër me ekonominë kur koronavirusi të jetë zhdukur?

571
Anastas Angjeli

Nga Akademik, Anastas Angjeli

Nesër, kur të zgjohemi (nuk e di kur do të jetë kjo nesër) dhe të gjithë burimet e informacionit, agjensitë e lajmeve, mediat vizive e të shkruara, rrjete sociale, do të shperndajnë lajmin “Koronavirusi u zhduk ”(pasi çoi në vdekje mijëra vetë në gjithë globin). Po çfarë do të ndodhë në politikë, në ekonomi, në jetën shoqërore pas këtij lajmi. Do të jetë njësoj? Ccfarë dhe si do të ndryshojë? Këto janë çështje që kanë filluar të shqetsojnë lidershipet politike, shkollat e mendimit politik-social e ekonomik.
Bota është tronditur.
Pandemia e COVID -19 vazhdon të godasë jetë njeëzish në gjithë planetin. Pasojat janë shumë dimensionale. Edhe pse dilemat dhe paqartësitë për këte krizë janë të mëdha, jo vetëm nga pikëpamja kohore e shtrirjes së saj apo e pasojave që ka sjellë dhe do të sjellë, që në këtë fazë. Debatet dhe mendimet, veç përballjes dhe mposhtjes së pandemisë së koronavirusit, por edhe për atë se si do të jetë nesër, kanë filluar të shfaqen. Prandaj nesër nuk do të jetë si më pare. Gjithçka do të jetë ndryshe.

Shkollat politike po evolojnë mendimin e tyre. Ato debatojnë dhe do ti japin përgjigje pyetjes se “Cila është alternativa e kapitalizmit të sotëm? A do të ketë më shumë rol kapitalizmi shtetëror? A do ti qendrojnë mendimit se vetëm tregu mund të zgjidhë gjithccka apo ndërhyrja shtetërore po bëhet domosdoshmëri? Si do të vazhdojë lidershipi botëror dhe pse shtete më të zhvilluara u gjendën të pa përgatitura përballe pandemisë së COVID-19? SHBA vazhdon në krye të këtij misioni global edhe Gjermania si gjithnjë po dëshmon se vazhdon të jetë “lokomotiva me fuqi të plotë” në Europë. Ndërkohe që kjo krizë “ka hapur dyert” për më shumë prani të Kinës dhe Rusisë. Në këto kushte dhe fakti që në dy krizat e fundit ajo e vitit 2008 dhe kjo e sotmja, ndërhyrjet shtetërore kanë qenë të domosdoshme dhe shumë të fuqishme, pranojnë “jo vetëm në heshtje”, por edhe në debat teorik dhe me aksion praktik një raport të ri të shtetit dhe tregut. Por unë nuk do të merrem shumë me shkollat politike, por do trajtoj shkurt ate që lidhet me ekonominë dhe çfarë pritet të ndryshojë. Sepse me masat që po merren dhe pritet të merren. “Një Plan Marshall i RI” duket në horizont dhe ai duhet me domosdoshmëri. Si gjithnjë të parët, SHBA, pas dakortimit të Republikaneve dhe Demokratëve, miratoi paketën financiare gjigande, prej dy trillion dollarë për ti berë ballë Pandemisë COVID -19 dhe pasojave në ekonominë amerikane prej saj. Një “Plan i ri Marshall” ky për SHBA, që duhet në bashkëpunim me shtetet e fuqishme të botës për gjithë globin. Tregjet financiare, reaguan pozitivisht menjëherë pas kësaj pakete injektimi të ekonomiseë amerikane dhe paketave të shteteve të tjera. (BE, Gjermanisë, Francës, Britanisë, etj), duke kthyer disi shpresën. Njëhershi pamvarësisht se parashikimet ekonomike në kushtet e tregut të lirë janë të paparashikueshme shumë specialistë të politikave aktive ekonomike paralajmërojne se po vjen një epoke ku duhet të ndajmë në menyrë të barabartë varferinë. Duhet të kuptohet që nuk është çështje bamirësie apo ndjeshmërie sociale për njerëzit që humbasin punën e tyre dhe si do të jetojnë. Sa më gjatë të lejojmë varfërinë dhe recesionin tani, aq më e vështirë dhe problematik do të jetë rikuperimi më pas. Kjo pandemi do te jeteë mjeti më i rendësishem i ristrukturimit ekonomik dhe i shpërndarjes së pasurise në te gjithë botën. Ndërkaq cilat do të jenë diferencat dhe interferencat midis politikave të majta dhe të djathta, neoliberale dhe konservatore?

DUHET NJË “PLAN I RI MARSHALL’
“Nesër kur koronavirusi të zhduket”, do të kuptojmë më mirë se kjo pandemi, COVID-19, do të ndryshojë shumë gjera në jeten tonë. Në në gjithë Planetin dhe në Shqipëri padyshim. Edhe pse dua të jem optimist, gjëja e parë që duhet të dimë është se (veç dhimbjes që po na shkakton fakti nga prekja apo marrja e jetëve nga koronavirusi) do të goditemi të gjithë ekonomikisht, ekonomia në tëresi, sistemi bankar, bizneset dhe buxhetet familjare, të paktën perkohësisht (Qeveria shqiptare po bën maksimumin për minimizimin e kësaj godidtje). Personalitete të institucioneve ndërkombetare mendojnë se në fund të fund të vitit ekonomia globale mund të rezultoje në recension dhe ekonomia e vendit tonë do të shënoi një rritje minimale (me kushtet aktuale rënia mendohet 2%). Plani financiar i Qeverisë dhe masat e Bankës Qendrore, mbështetesin përballjen me Pamdeminë e Koronavirusit, do të jenë edhe një lehtësim sasior monetar, një frymarrje te buxheteve familjare, por gjithsesi konsumi do jetë i frenuar. Vetëm një “shkop magjik” që mund ta përfundojë krizën në fund të muajit Maj mund të ndihmojë në fillimin e frenimit të rënies ekonomike dhe të heqi “frikën” e turizmit të munguar për këte vit. Këtu nuk flitet për ekonominë e vendit tonë, por atë të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës, gjithë vendet e G7 e G20. Në periudhën e tanishme në të gjitha vendet evropiane dhe jo evropiane po shkruhen skenare analoge “Apokalipsi”. Paketat finaciare të iniciura deri tani nga çdo shtet do të kërkojne edhe mbështetjen nga vendet e zhvilluara për vendet me pak të zhvilluara. Tashmë kjo ka filluar. SHBA akorduan ndihmën e parë për këto vende (ku bën pjesë dhe vendi ynë, BE gjithashtu, por edhe Kina e Rusia. Si gjithnjë të parët, SHBA, pas dakortimit të Republikaneve dhe Demokrateve, miratoi paketën financiare historike nga pikpamja e madhesise, prej dy trillion dollar, për ti bëre ballë Pandemisë COVID -19 dhe pasojave në ekonominë amerikane prej saj. Por një bashkëpunim më i madh dhe kordinim i vendeve të zhvilluara në ndihmë të shteteve të tjera në nevojë, mund dhe duhet të na çojë drejt “Një Plani Marshall të ri”. Koha dhe situata kerkojnë atë. Dhe nderkaq…
Sjellja e qytetarëve do të ndryshojë
“Nesër kur koronavirusi të zhduket” shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tonë. Ne do të jemi me të ndërgjegjësuar për shkallën e globalizimit, se sa i madh është numuri lidhjeve dhe ndërvarësive në nivel global. Jetojmë në një planet të vogël dhe ajo që ndodh në një vend prek edhe pjesën tjetër, pa asnjë vështiresi dhe pa patur nevojë për “pasaporte”. Coronavirusi e dëshmoi këtë dhe na imponon më shumë solidaritet, një bashkëpunim ndërkombëtar për t’u përballur me pasiguritë që po shfaqen. Ne do të shohim se si në këto rrethana të vështira u formua një front i gjerë shoqëror dhe politik i cili, do fillojë të kërkojë që të bëje gjërat e vetëkuptueshme, domethënë, një sistem të fortë shëndetësor publik, ndërhyrjen e shtetit ku është e nevojshme në mënyrë demokratike dhe në favor të shoqërisë. Do kërkojme me shumë që të jepet mbështetja për një shoqëri që respekton solidaritetin, misionin, shërbimin ndaj qytetarit, ndaj moshës së tretë apo shtresave në nevojë (dhe jo të duartrokasim sot dhe nesër të nisim shkurtimet e shpenzimeve p.sh. për mjekët, stafin ndihmës mjekësor) etj. Do të kuptojmë sa i nevojshëm është korrigjimi për atë që s’kemi berë apo se kemi berë si duhet (siç po bejmë tani mjaft mirë ketë gjë për ketë qëllim) Do të mesohemi se si të miratojmë modele të zhvillimit të qëndrueshëm bazuar në drejtësi sociale.
Ndërkaq,”nesër kur koronavirusi të zhduket” do të kemi një ndryshim edhe në sjelljen shoqërore, në sjelljen e individit, të edukimit të tij shëndetësor, të qëndrimit dhe qasjes së tij ndaj shume fenomeneve të jetës ekonomike e sociale, shëndetësore e arsimore. Asgjë sdo të jetë si më parë.
Ndoshta “nesër kur koronavirusi të zhduket” ne do të kërkojme të kemi më shumë informim dhe kulturë shëndetësore, të dimë më shume për epidemitë dhe pandemitë, për rreziqet e tyre dhe si duhet të sillemi me to dhe si duhet të mbrohemi prej tyre. Mbase ne nuk do ti japim dorën njeri tjetrit kur të takohemi (siç e kemi traditë), por sigurisht, do të jemi më solidar, mbase nuk do të puthemi e nuk do të përqafohemi por do kemi mësuar të jemi më pranë njëri tjetrit. Do të dimë të zbatojmë më mirë të zbatojmë rregullat, të qëndrojmë në shtëpi me familjen, çfarë duhet të gatuajmë që të ushqehemi shëndetshëm, etj.
Ndoshta”nesër kur konronavirusi të zhduket” do të kuptojmë më mirë që zhvillimet globale janë marramendëse, nën ndikimin e zhvillimit dhe të shkencës e të arsimit, (sot mësimi në Universitete zhvillohet në mënyre digitale, edhe pse në ligji tek ne nuk i njeh akoma studimet on line apo e-learning por nevoja…deri në nivelin e arsimit të mesëm tek ne, falë nismës së MAS bëhet me sukses në mënyre mediatike ) të teknologjisë, inovacionit, robotikës e inteligjencës artificiale. Do të kuptojmë se kërkesat e tregut të punës do ndryshojnë, profesione të reja dë zëvendësojne shumë profesione egzistuese. Pa u përshtatur me to nuk mund t’i bëjmë ballë zhvillimit që po ndodh dhe të ardhmes, vetë jetës, vete fenomeneve të tipit të koronavirusit. Kjo është shumë e rëndësishme. Njëherazi“nesër kur konronavirusi të zhduket” ne do të kemi:
Një koncept ndryshe për rrezikun global për bizneset dhe nevojën për ristrukturimin në ekonomi
Gjithashtu, “nesër kur konronavirusi të zhduket” ndërsa biznesi do të ndërtoje startegji dhe orientime të reja të zhvillimit të tij, qeveritë do të rishikojnë programet, politikat, prioritetet e zhvillimit, do ndërmarin reforma për ristrukturime të reja ekonomike, për të reflektuar mësimet nga COVID-19.

Kështu, pak para shpërthimit të Pandemise Covid-19, shumë studiues kanë debatuar gjatë për treguesin “Smart Bubble Risk Index” i cili në vitin 2020 regjistron nivelin rekord të rrezikut global duke u rritur për më shumë se 20% në krahasim me nivelet e regjistruara në 2017. Ky index risku merrte parasysh ndikimin e te ashtuquajturave “fluska ekonomiko-financiare” në ekonominë globale, ndikimin e ndryshimit të klimës, sjelljet nga katastrofat natyrale, luftrat rajonale dhe fenomenet e rënda të terrorizmit, etj. Pandemia e Covid-19, risolli më shumë në vëmendje, përseri në debatin ekonomik botëror problemin e matjes së riskut në forma të reja dhe në kushte të reja të pandemisë. Konkluzioni kryesor është se “Rrethanat ekstreme”, të përfaqësuara nga urgjencat si kjo e koronavirusit, vë në dyshim seriozisht shkallën e rezistencës së sistemeve tona. Për këtë arsye është e nevojshme të gjendet një zgjidhje multilaterale me një qasje të re të administrimit të rrezikut, në mënyrë që të kufizohen efektet negative në strukturën socio-ekonomike. Për më tepër, masat e bashkërenduara janë thelbësore për të shmangur rrezikun e e një krize më të rënde ekonomike. Statistikisht këtij koncepti të rriskut do t’i kthehemi më vonë me studime më të hollësishme për të parë sa është shtuar ai nga rreziku i pandemise.
Po si mund të zvoglojmë këte nivel rrisku me politikat shtetërore?
Shumë ekonomistë mendojnë se duke ju përgjigjur tre pyetjeve mund të gjejmë një përgjigje:
1. Pas mbarimit të krizës së pandemisë duhet të fillojmë nga stimulimi me politika shteterore aktive për degët me të dëmtuara apo të degëve më pak të dëmtuara?
Dikutimi më tipik në këte rast që bëhet nga të gjithë është: nga duhet filluar nga Turizmi që është shkatërruar tëresisht apo bujqësia që është shkatërruar pjesërisht. Ideale do të ishte nga të dy, po nëse fondet nuk egzistojnë per te dy? Kështu fillon një diskutim i gjerë dhe kryesisht me elemente të analizës faktoriale. Përgjithësisht merren parasysh këto faktorë bazë: numri i të punësuarve, kontributi i degës në PMB, manaxhimi i masës së investimit ose subvencionit, niveli i multiplikatorit që mund të gjenerojë ky financim, etj. Të gjithë ekspertet e fushave të ndryshme ekonomike sipas interesave personale, ndikimeve edukuese teorike dhe ndërgjegjes shkencore ndërtojne argumentat e tyre. Në përgjithesi të gjithë pranojnë se kontributi në punësim dhe stimulimi i kërkesës së konsumit të domosdoshëm duhet të jenë faktoret përcaktues.

2. Do te kenë pasoja politikat ekonomike për të përballuar pandeminë në rritjen e dificitit buxhetor dhe si do kufizohet ky i fundit?
Tashmë janë bëret të njohura Paketat Financiare të të gjithë shteteve për të injektuar ekonomitë e tyre në përballje me pandeminë e COVID -19 dhe për të frenuar recensionin dhe krizën e ekonomive kombëtare dhe globale. SHBA do të injektojë dy trillion USD, pothuajse të gjitha vendet europiane parashikojnë masa që hedhin në treg një shumë që rrotullohen nga 10-15 % e GDP-se së tyre. Për herë të parë në historinë moderne të Evropës së Bashkuar u tolerua ndaj treguesve te deficititit dhe borxhit publik ndaj GDP në vendet e BE. Përtej kësaj, shumë organizma ndërshteterore, ndërtuan sisteme për nxitjen e kredive për bizneset e vogla dhe të mesme në shuma kolosale. Me këte synohet ruajtja e vendeve të punës, ngadalësimi i rënies ekonomike, por mbi të gjitha zhvillimi i kontrolluar i ristrukturimit të ekonomisë. A do të ketë rezultat?
Asnjë nga ekonomistët më në zë në skenën ndërkombetare nuk mund të jape një pergjigje të plote kësaj pyetjeje. Në krye qëndron mendimi se shumë do të varet nga koha e zgjatjes së pandemisë, disa janë të mendimit se pas kesaj gjendjeje do të kemi ndryshime rrënjësore në strukturat ekonomike, format e zhvillimit dhe në konceptin e pasurisë. Mbi të gjitha, do të ketë ndryshime radikale në raportet ekonomike ndërkombetare. Pothuajse të gjithë pranojnë që efekti kryesor i pandemisë do të jetë “qethja e borxhit shtetëror të disa vendeve” dhe zhvlerësimi i suficitit të bilancit të pagesave të disa vendeve të tjera. Në BE, ketë fenomen shumë ekspertë e quajnë rikthim në gjendjen fillestare të zhvillimit të Evropës së Bashkuar sepse bankat gjermane, franceze dhe të vendeve të ulta, do të mbrohen nga falimentimi i shteteve të brishta ekonomikisht si Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, etj. Ky fenomen quhet nga të gjithë si “mekanizmi i zhvlerëimit të borxheve dhe suficiteve”.

Ka shumë ekonomistë të tjerë që mendojnë se bizneset duke shfrytëzuar financimet me kosto të ulët do të realizojnë shumë me shpejt ristrukturimin e biznesit të tyre. Shembulli më tipik ishte në Kinë që një shoqëri e prodhimit të makinave në falimentim ristrukturoi prodhimin e saj në materiale mjeksore dhe për dy muaj arriti jo vetëm të mbuloje humbjet por dhe të behet lider në sektorin e materialeve shendetsore. Shpejtësia në lufteën e sigurimit të një vaksine për Covid-19 në fakt tregon se sa shpejt mund të transformohen rezultatet e një arritjeje shkencore në ekonominë botërore.
E pra,”nesër kur koronavirusi të zhduket”, nuk duhet lejuar që Bankat Qendrore të zhyten dhe është e domosdoshme të mbrohet sistemi bankar nga një krizë e mundshme. Padyshim që masat e Bankave Qendrore dhe veçanërisht e FED dhe BQE dhe në një linjë me to dhe ato të Bankës së Shqiperisë (veç paketës financiare të Qeverisë dhe të atyre që priten) janë një mbështetje e rëndesishme për përballjen me krizën aktuale dhe ndihmojnë për një rigjallërim të shpejtë të ekonomisë. Ndërkaq, shumë ekonomistë, financiere e bankierë mendojnë dhe sygjerojnë zbatimin edhe të një politike të pa përdorur ndonjeherë që shumë e quajnë “Helicopter Money”. Ata mendojnë se duke lidhur ketë leve me funksionet digjitale të bankave mund të ruajnë një ekulibër të kërkesës dhe ofertës. Politika “Helicopter Money” do të thonë thjesht depozitimi për të gjithë qytetaret te paisur me karta debiti ose krediti të një shume në llogaritë e tyre për të bere blerje on-line. Eshte një nga format e menduara për luftën kundër pandemisë. Kjo periudhe ka rritur në mënyre të ndjeshme blerjet on-line dhe i vetmi treg pune në rritje ëshë ai i dorzimit të mallrave në shtëpi. Kjo masë do të sjellë një ndryshim thelbësor të digjitalizimit të biznesit gjë kjo qe do të shoqerohet me një zhvillim të parare te industrise 4.0. Jeff Bezos në periudhen qe te gjithe parashikonin kalimin e punonjësve në asistence sociale deklaroi hapjen e 150 000 vendeve pune pikërisht për të ristrukturuar shoqerine e tij ne kete drejtim. Eshte shembulli i pare e nje ristrukturimi thelbesor në kushtet e krizës.

Gjithashtu,”nesër kur konovirusi të zhduket”, do të qartësojmë më mirë pse në nje krizë të tillë, të gjithë i mbajmë sytë nga qeveria dhe jo nga tregu.Dhe ky eshte nje mesazh qe mbase disa rregulla të ekonomisë së tregut duhet të ndryshohen. Duhet të ndërtojmë politika që luftojnë monopolet, që paraprijnë disekuilibrin mes punonjësve dhe kompanive të mëdha që operojnë në treg. Duhet të ndërtojmë një veprimtari tarnsparente bashkqeverisje duke nisur nga qeveritë, komuniteti i biznesit e deri te shoqëria civile. Kërkohet të investohet më shumë për shëndetin dhe çështjet sociale, më shumë për shkencën, teknologjinë, arsimin dhe inovacionin.
Më në fund,”nesër kur koronavirusi të zhduket”, asgje sdo të jetë si më parë, shumë, shumë gjëra do të ndryshojnë.
Le ti perqafojmë këto ndryshime.