Zjarr në një banesë në Pogradec, flakët përfshijnë dhe shtëpinë ngjitur (Foto)

Zjarr në një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se zjarri është ende aktiv ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën prej gati 1 ore është dëmtuar edhe një banesë ngjitur.

Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërkohë sipas burimeve njëra nga banesat aty ku ka nisur edhe zjarri ka pësuar dëme të mëdha.

NOA

Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar ndërkohë që në momentin e zjarrit i cili mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia nuk ndodheshin njerëz brenda.