Zjarr në mjediset e spitalit “Covid 3” në QSUT, detajet e para

313
Sigal

Flakët e zjarrit përfshinë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë.

zjarrfikësit që mbërritën në vendin e ngjarjes vunë në kontroll flakët.

Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.

Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë në një zyrë të administratës për shkak të një ngrohëseje të ndezur.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata në këtë spital po i kthehet normalitetit