Zjarr në Levan të Fierit, digjen kodrat me ullishte

125
Sigal

Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullishte në Levan të Fierit.

Flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të marrë forcat zjarrfikëse të reparti të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë zjarr, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pjesa e poshtme e kodrës, e më pas ka avancuar, favorizuar nga era e fortë.