Tentuan të trafikonin kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

69
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për trafik kokaine Athinë-Korfuz.

Shqiptarët 30 dhe 36 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Glifadha të Athinës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre me të cilin po udhëtonin drejt Korfuzit, u gjet dhe sekuestrua 500 gram kokainë. Policia ushtroi kontroll në dhomen e hotelit ku qëndronin dy shqiptarët, u gjet dhe u sekuestrua nje dozë me 0.5 gram kokainë, 1900 euro dhe 3 celularë.