Zjarr në guroret e Dimalit, digjen dhjetëra hektarë pisha. Terreni i vështirë, ndërhyhet me mjete rrethanore

109
Sigal

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me pisha shekullore mbi guroret në Dimal. Fillimisht është vërejtur një vatër e vogël zjarri, e cila e favorizuar nga era ka përparuar ne shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhjetëra hektarë me pisha.

Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin e zjarrit, ku zjarrfikësit janë duke shkuar në këmbë, për të fikur zjarrin me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës. Me gjithë përpjekjen e forcave të shpëtimit nga zjarri për të mundësuar lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, këto të fundit janë duke përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin kodrinor me pisha.

Burime të Repartit Zjarrfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga dora e njeriut dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 5 ha me pisha shekullore në masivin e gjelbëruar në bashkinë Dimal, ndërkohë që zjarri po përparon me shpejtësi