Zjarr në Bubq/ Digjet një magazinë, rrezikohen banesat

205
Sigal

Një sipërfaqe pylli në fshatin Bubq ka marrë flakë. Zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë. Për pasojë, magazina është djegur tërësisht, ndërsa zjarri vijon ende.

Dy zjarrfikësit e Krujës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.  Po luftohet që zjarri të ms i afrohet banesave, që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Ndërkohë, paraprakisht mendohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia.