Zjarr me përmasa gjigande, magazina në flakë (VIDEO)

255
Sigal

Një zjarr me përmasa gjigande ka përfshirë një magazinë në fshatin Brandeshesh të Elbasanit.

Siç shikohet në pamje, flakët duken që nga rruga kryesore. Policia shprehet se si pasojë e flakëve, magazine është djegur tërësisht.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.