Pezull në ajër/ Treni i ri që do të kryejë Paris-Berlin në një orë (FOTO)

124
Sigal

Hyperloop është koncepti më i ri i trenave që edhe pse duken të çuditshme do arrijnë të transportojnë pasagjerët me një shpejtësi të paimagjinueshme.

Kjo shkencë e re bën që treni të qëndrojë pezull brenda një tubi pa ajër, dhe duke qenë se nuk prek asnjë nga anët ecën me shpejtësi të madhe.

Pezull në ajër/ Treni i ri që do të kryejë Paris-Berlin

Vitin që lamë pas dy njerëz po udhëtonin në një tren të tillë testimi me shpejtësi 160 km/h në shkretëtirën e Las Vegas. Ky ishte treni i parë i stilit ‘hyperloop’ nga kompania Virgin Hyperloop. Udhëtimi zgjati 15 sekonda, dhe megjithse shpejtësitë ishin shumë më pak se 1200 km/orë që premtohej të arrinte, ato paraqesin një hap të madh përpara.

Koncepti i i adoptuar nga disa kompani në Evropë është nisur fillimisht nga Elon Musk, që u pasua më tej nga kompani të ndryshme dhe grupe studentore në universitete.

Pezull në ajër/ Treni i ri që do të kryejë Paris-Berlin

Por idea e trenit magnetik brenda tubit të vakumit, është më e vjetër se Elon Musk. Një koncept i tillë është avancuar që prej autorit të shekullit të 19-të Michel Verne, i biri i Jules, dhe prej atëherë është përmendur rregullisht nga shkrimtarët fantastikë dhe teknologët.