Elbasan Arena i sjell fat Prishtinës / Kap finalen e turit paraeleminator, përballë do të ketë kampionët e Andorrës

185
Sigal

Prishtina ka kaluar në fazën finale të turit paraeleminator të Ligës së Kampionëve pas fitores së pastër ndaj rivalëve të Folgores së San Marinos në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena.

Kampionët e Kosovës janë përballur në gjysmëfinale me Folgorën, në “Elbasan Arena”, pasi organizimi i para-eliminatoreve të Ligës së Kampionëve i është besuar Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 51-të, Prishtina gjeti rrjetën me anë të mesfushorit Endrit Krasniqi, ndërsa Mendurim Hoti vulosi rezultatin 2-0 në minutat shtesë.

Gjysmëfinalja tjetër e luajtur në Durrës u fitua nga skuadra e Andorës, Inter Escalades me rezultatin 1-1 ndaj Torshavn të Ishujve Faroe.

Finalja e turit paraeleminator mes Prishtinës dhe Inter Escalades do të luhet ditën e premte dhe fituesja do të kalojë në turin eleminator të Ligës së Kampionëve.