EURO 2020(2021)/ Anglia dhe Kroacia i bashkohen të kualifikuarve, Çekia me një këmbë jashtë Evropianit

312
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Janë zhvilluar ditën e djeshme, dy ndeshje të tjera të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’, i cili për shkak të vitit pandemik që sapo kaluam, u vendos që kompeticioni të zhvillohej këtë. Dje janë luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit D, Republika Çeke-Angli dhe Kroaci-Skoci, të cilat përcaktuan dhe 2 ekipe të tjera që u kualifikuan për në fazën tjetër të kampionatit, atë më eliminim direkt.

Republika Çeke 0-1 Angli

Anglia mori kreun e grupit pas një fitoreje me shifrat minimale 1 me 0 ndaj Republikës Çeke mbrëmjen e djeshme. Ndeshja filloi e zjarrtë dhe u duk që në fillim që Kombëtarja e “3 luanëve” ishtë në kërkim të fitores ku që në minutën e 6’ të lojës goditi shtyllën me anë të Rahim Stërling, duke dërguar kështu sinjale sulmuese të mbrojtja çeke. Pak minuta pas këtij rasti do të vinte dhe goli, ku pas një krosimi të bukur nga mesfushori Xhek Grilish, Stërling ndodhet i pamarkuar në zonë dhe më një goditje me kokë dërgon sferën në rrjetë, duke kaluar të tijët në avantazh. Edhe pse në epërsi të një goli anglezët vazhduan sulmet e tyre, por pa mundur dot të finalizonin ato raste që krijuan. Çekët të gjendur në disavantazhin e një goli u mundua gjatë gjithë lojës për të gjetur barazimin por pamundur dot, duke u ndalur nga mbrojtja angleze dhe nga një super Xhordan Pikford, i cili pati bëri pritje decizive mbrëmjen e djeshme duke e mbajtur të paprekur rrjetën e anglezëve.

Në minutën e 87’ listën së golashënuesve do t’i shtohej dhe mesfushori Xhordan Henderson, por që ishte i pafat pasi sapo topi u fut brenda në rrjetë, abritri anësor ngriti flamur, duke e quajtur golin të pavlefshëm. Me këtë fitore Angli rrëmben vendin e parë në grupin D dhe peshkon një kundërshtar të vështirë raundin tjetër, pasi “3 luanët” do të përballen me ekipin e vendit të dytë të grupit F, pra një nga ekipet midis Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë, të tre këto ekipe favorite për fitimin e trofeut të kampionatit të këtij viti. Ndeshja do të luhet me datë 29 qershor në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Kroaci 3-1 Skoci

Njësoj si Danimarka, mbrëmjen e së hënës dhe Kroacia bëri përmbysjen e madhe duke arritur të kualifikohej direkt për në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni, pas fitores 3 me 1 ndaj Skocisë, me këta të fundit që luftuan deri në fund për të mbajtur gjallë ëndrrën për kalimin në fazën tjetër të kampionatit pas 27 vitesh mungesë. Që në fillim të lojës kroatët u dukën euforik, ku mjaftuan vetëm 17’ lojë dhe Nikola Vllasiç kaloi të tijët në avantazh pas një pasimi të bukur të Perisiç. Edhe pse me 1 gol të pësuar skocezët nuk u dorëzuan, por në minutën e 42’ arritën të barazonin rezultatin me MekGregor, i cili gjeti të pavendosur mirë mbrojtjen kroate dhe hodhi “mjegull” mbi biletën e tyre për në raundin tjetër. Me startin e pjesës së dytë Kroacia mori një fytyrë tjetër dhe në minutën e 62’ kapiteni Luka Modriç, shënoi një super-gol , duke goditur me pjesën e jashtme të këmbës dhe kaloi sërish në avantazh të tijët.

Pas shënimit të golit të dytë, kroatët vazhduan ofensivën e tyre për të shënuar dhe golin e tretë, që do i jepte më shumë siguri për t’u kualifikuar. Në minutën e 77’ Modriç do të bëhej sërish protagonist, por këtë herë duke asistuar për Perisiç, me këtë të fundit që kërcen mbi të tjerët duke shënuar dhe golin e tretë për të tijët. Me këtë fitore Kroaci i rrëmben Çekisë vendin e dytë në grupin D dhe pret në fazën tjetër vendin e dytë të grupit E, ekip që do të zbulohet ditën e sotme. Ndërkaq, ditën e sotme do të luhen sfidat e fundit të fazës së grupeve, ato të grupit E, Suedi-Poloni dhe Sllovaki-Spanjë në orën 18:00 dhe ato të grupit F, Gjermani-Hungari dhe supersfidën Portugali-Francë, në orën 21:00.