Zjarr i madh në katin e tretë të një pallati 13 katësh në Tiranë, banorët dalin jashtë mes panikut

302
Sigal

Një zjarr i madh, shkaqet e së cilit nuk bëhen ende të ditura ka shpërthyer këtë mbrëmje në një pallat 13 katësh në Tiranë te “Steacioni i Trenit”.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit.

Paniku dhe frika kanë kapluar gjithë banorët, të cilët kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.