Zjarr i madh në fshatin Andon Poçi, flakët afër banesave

190
Sigal

Situata e zjarreve në vend, vijon që të jetë problematike dhe e rrezikshme. Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë në fshatin Andon Poçi Bashkia Gjirokastër.

Me dhjetëra forca kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flaket e zjarrit të cilat janë tepër agresive tek shkurret në hyrje të fshatit. Në ndihmë kanë shkuar edhe 3 PMNZSH e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës.

Po ashtu situata mund të precipitojë nga momenti në moment pasi era po favorizon që zjarri të prekë edhe banesat e fshatit. Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.