Zhvillohet misi i parë në Mirditë

943
Sigal

Shumë biznesmenë nga Mirdita dhe jashtë saj u treguan të gatshëm për të bërë investime për një aktivitet që për herë të parë zhvillohet në Mirditë, që për të është fillimi i një aktiviteti të ri kulturor, ku si rrallë ndonjëherë ndodh në rrethe të tjera të vendit. Edhe se ky aktivitet zhvillohet në Mirditë në mënyrë krejt të organizuar në aktivitetet e zhvilluara të këtij lloji, vajzat mirditore kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të zhvilluar në Tiranë në vitin 1991, ku bashkë me Valbona Selimllarin ka qenë dhe vajza mirditore nga Rrësheni, Lida Gjeçi. Këtë iniciativë të guximshme për organizimin e këtij spektakli, është meritë e Drejtorit të Pallatit të Kulturës, z.Gjergj Marku i Bashkisë Rrëshen, që bëri të mundur afrimin e të gjithë specialistëve që i duheshin këtij spektakli. Frytet e një pune disamujore, për eventin e parë zyrtar në Mirditë sa lidhet me një event bukurie, që janë shijuar më së miri në fillim të muajit prill nga publiku i entuziazmuar në sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës Rrëshen. Natyrshëm, pritej me kureshtje dhe emocion ky event i parë i këtij lloji dhe me plot ngarkesa për të mos qenë i lehtë në finalizim, por bashkëpunimi perfekt me gjithë hallkat e një organizimi të tillë, që nga iniciuesi dhe producenti i tij Emirjan Perdoda, specialistët e fushës që dhanë kontribut për përzgjedhjen e elementit konkurrues, ndihma e shkollave të rrethit, ndihma e pakursyer e prindërve prej të cilëve morëm dakortësinë e tyre dhe një bashkëpunim si rrallëherë me ta, inspirimi i fortë që u dhanë fëmijëve të tyre për të ndjekur fushën e modelingut që njihet si një prej “industrive” më të suksesshme në botë e me radhë, bashkëpunimi i frytshëm me stafin e Vera Grabockës, regjisores dhe producentes së njohur të Miss Albania Universe, sollën atë që pjesëmarrësit në sallë e quajtën risi për Mirditën, të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithçka ishte bukur, që nga starti i spektaklit me grupin e fëmijëve, që sollën në skenë ritme të dasmës mirditore dhe më pas, kalimi i konkurrenteve me veshjet të stilizuar të krahinës përmes korridoreve anësore të sallës së madhe dhe dalja në skenë përmes një koreografia të përzgjedhur me shumë kujdes. Katër sfilatat e performuara me veshje të ndryshme, ishin njëra më e mirë se tjetra, ndërsa juria e pati të vështirë të “selektonte” vajzën apo djalin më të bukur. Juria e ardhur nga Tirana, me emra të njohur të fushës se modelingut, koreografisë, këngës e me radhë, ka qenë e vëmendshme për të qëmtuar anët profesionale që duhen në këto raste, pasi edhe Miss edhe Mister Mirdita, do të marrin pjesë automatikisht në Miss Albania Universe 2013 në Tiranë. Veprimtaria u shoqërua me këngë nga këngëtarë të X Faktor, grupi i valleve, si dhe me një blog të posaçëm videoprojektiv si dhe me një klip nga udhëtimet e konkurrenteve nëpër disa zona të Mirditës. Miss Mirdita 2013 u shpall Artjola Legisi nga Rrësheni dhe Mister Mirdita, Donald Bunaj nga Rubiku. Çmimet i dhanë përkatësisht kryetarët e Bashkisë Rrëshen Ndue Gega si dhe i asaj Rubik, Gjok Vuka, që ishin dhe mbështetësit e kësaj veprimtarie. Kurorën e Miss Mirdita 2013, e dha Miss-i i njohur shqiptar me vendlindje Mirditën, Adrola Dushi. I gjithë spektakli është përcjellë me elegancë dhe profesionalizëm nga moderatorët Nertila Marku dhe Klarisa Prenga.