Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoitakimin e fundvitit, ku mblodhi bashkë të gjithësektorin financiar, përfshirë drejtues të shoqërive të sigurimit, fondeve të investimit, fondeve të pensionit privat dhe bankave tregtare. Aktiviteti shërbeu si njëmoment reflektimi për arritjet e vitit që po mbyllet dhe si platformë për të diskutuar sfidat dhe objektivat përvitin 2025.
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutivee AMF-së, znj. Mimoza Kaçi vlerësoi se gjatë vitit2024 ka patur një përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë të shëndetshmërisë financiare të shoqërive që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje. Ajo u ndal te disa zhvillime kryesore, ndër të cilat përmendi:
Miratimin e rregullores së faktorëve të riskut, e cilapritet të reformojë tregun e sigurimit të detyrueshëm tëautomjeteve, duke aplikuar modelet e vendeve të BE-sëdhe duke sjellë një profilizim të primit sipas rrezikut qëmbart çdo person i siguruar;
Realizimin e ndryshimeve në ligjin për sigurimin dhe risigurimin, duke harmonizuar legjislacionin vendasme standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat pritet të konsolidojnë më tej tregun, të forcojnëmbikëqyrjen e grupeve të sigurimit dhe të shtojnëtransparencën;
Implementimin e udhërrëfyesit për regjimin evropian të sigurimeve (Solvency II), një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit të sektorit të sigurimeve dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve;
Përfundimin e paketës së plotë të akteve nënligjore nëzbatim të ligjit të ri për fondet e pensionit privat, qënxisin zhvillimin afatgjatë të këtyre instrumenteve të rëndësishme për planifikimin financiar personal.
Znj. Kaçi evidentoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes AMF-së dhe aktorëve të tregut, duke e konsideruar këtë si një element kyç përzhvillimin e qëndrueshëm të sektorit financiar.Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive u ndal edhe te sfidat dhe prioritetet kryesore për periudhën nëvazhdim:
Zbatimi i plotë dhe transparent i rregullores së faktorëve të riskut, me qëllim rritjen e qartësisë dhe parashikueshmërisë për të gjithë aktorët e tregut dhe nëveçanti për personat e siguruar;
Vijimi i implementimit të udhërrëfyesit të Solvency II, duke siguruar një përafrim të plotë me direktivatevropiane dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare;
Zbatimi i standardeve ndërkombëtare të raportimitfinanciar IFRS 17, që kërkojnë realizimin e investimeve të nevojshme teknologjike, ndryshime nëpolitikat kontabël dhe rritje të kapaciteteveprofesionale;
Rritja e nivelit të digjitalizimit dhe inovacionitteknologjik në tregjet financiare, për të rritur aksesindhe eficiencën operacionale;
Konsolidimi i mëtejshëm i tregjeve financiare, duke nxitur rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre në një mjedisgjithnjë e më kompleks;
Forcimi i edukimit financiar të publikut, për të siguruarnjë ndërgjegjësim më të lartë mbi produktet financiaredhe për të rritur besimin e konsumatorëve dhe investitorëve;
Në përfundim të fjalës së saj, znj. Kaçi theksoirëndësinë e krijimit të një ekosistemi financiar më të integruar dhe të diversifikuar, duke nënvizuar se AMF do të vijojë të jetë një garantues i qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë për tregjet financiare nën mbikëqyrje.Ky takim përforcoi angazhimin e AMF-së për të ndërtuar një sistem financiar modern, të qëndrueshëmdhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.





















