Zhvatën 4.7 mln € nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat! ‘Viktima’: Kam investuar 31 mijë euro

37
Sigal

Në dosje, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve. Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.

 Hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba.

Është zbardhur dosja për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalutë.

Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.

Në dosje, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve. Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.

“Në datën 3 nëntor 2020, në orën 19:07. Stabile flet me Irinën, duke qarë dhe i ankohet për investimin me shumën 31 mijë euro dhe nuk ka më para pasi rrezikoi gjithçka që kishte dhe po mendon vetëvrasjen. Irina i referon se duhet të paguajë një komision për transfertat të barabartë me 4 mijë e 500 euro.

Fabio e informon se ka paguar 4 mijë eurot e fundit, që kishte për komisionet e dy transfertat. Irina referon se atyre nuk u intereson nëse janë paratë e fundit dhe se ajo duhet të paguajë është një taksë tjetër për bankën e Anglisë. Telefonata mbyllet duke rënë dakord për t’u dëgjuar më vonë”,-thuhet në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianët) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pavërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet, të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për t’u futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shumë i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimin, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet./ TCH