Zhduket e reja nga Elbasani, e ëma alarmon policinë

150
Sigal

Policia e Elbasanit është vendosur në alarm, pasi nëna e një 27-vjeçareje ka denoncuar të zhdukur vajzën e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasja L.Z., 54 vjeç se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja Dh. A., 27 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur gjetjen e saj.