Zgjidhet drejtoresha e re e Operas dhe Baletit! Ja kush u zgjodh mes 7 kandidaturave (EMRI)

163
Sigal

Abigela Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialist shqiptarë dhe të huaj.

Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Si violiniste ajo ka performuar në skena ndërkombëtare.

Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.

Kjo e fundit nuk rizgjidhet për një mandat tjetër, pas 6 vitesh në detyrë, kohë që përkoi me rikonstruksionin e godinës dhe me një teatër pa sallë.