Zgjedhjet/ Mbyllet orari zyrtar i votimit

95
Sigal

Mbyllet orari zyrtar i votimit. Urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi tha se në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do të ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

Deri në 18:00 kanë votuar 36.39 e votuesve në të gjithë vendin. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime. Në Kukës, pjesëmarrja është 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total.