“FiBank” është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15. Banka e nivelit të dytë në Rrugën e Kavajës u përball me të shtëna kallashnikovi të cilat shkaktuan panik te punonjësit dhe klientët.Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.Nuk dihet ende nëse autori ka patur bashkëpunëtor dhe si arriti të futej në bankë duke kaluar nga roja i sigurisë.Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Policia bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, mësohet se ka deklaruar autori.
Si ndodhi ngjarja?
Autori Bardhyl Fusha është futur me një çantë të madhe sportive në filialin e “FiBank” ku brenda saj kishte kallashin.Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë duke shkaktuar terror tek klientët e Bardhyl Fusha ka shkuar menjëherë tek arka dhe ka arritur që të marrë shumat e parave.Raportohet se ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.
Pas kontrolleve në çantën e sekuestruar nga polica në vendngjarje, raportohet se u gjetën 20 milionë lekë të vjetra. “Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Ja sa para u gjetën në çantë
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme në një bankë të Nivelit të Dytë, ku një 61-vjeçar hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh.Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Bardhyl Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga dega e FiBank.



















