Flet mjekja e njohur/ A janë duhanpirësit më të mbrojtur nga virusi?

267
Sigal

Në fillimet e pandemisë së koronavirusit, kur u pa se mushkëritë ishin organi më i prekur, rrjedhimisht ishin duhanpirësit ata që rrezikonin.

Më pas një studim hodhi hije me këtë fakt, duke thënë se e kundërta është e vërtetë, pasi muret e mushkërisë janë të dëmtuara nga dùhani, dhe Covid-19 tenton të prekë organe të tjera.

Mjekja e njohur Entela Kolovani, e pyetur nëse personat që pijnë duhan kanë më shumë imunitet ndaj koronavirusit, tha se nuk ka studime të mirëfillta për diçka të tillë. Ajo theksoi se duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë më të vështirë që të kalojnë koronavirusin, sepse ata dëmtojnë mëlçinë dhe organe të tjera.

 

“Nuk ka studime të mirëfillta për të tilla raste, thonë se fumatorët e kanë të vështirë që të kalojnë Covid. Edhe personat që përdorin alkool rrezikojnë, sepse dëmtojnë mëlçinë”, tha Kolovani.