Zero është numri i masave të marra nga Bashkia Tiranë, për dezinfektimin e ambienteve dhe pastrimin e koshave

343
Sigal

Banorët e Tiranës prej ditësh janë duke u ankuar për mungesën e dezinfektimit të hapësirave publike dhe masave të tjera kundër koronavirusi.

E njëjta situatë vazhdon edhe sot. Ora News ka vëzhguar në kryeqytet faktin se shumica e pallateve nuk janë dezinfektuar.

Higjiena në ashensorë lë shumë për të dëshiruar. Ata janë të papastër, duke bërë që qytetarët të ndihen të rrezikuar.

Nga ana tjetër, pavarësisht thirrjes së qeverisë, bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për të pastruar koshat e mbeturinave.