“Zënka” se kush do hyjë i pari, çfarë ndodhi mes Ramës dhe Rutte

195
Sigal

Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve ballkanike (Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) janë mbledhur sot në Slloveni “për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila është me interes të ndërsjellë strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Së fundmi ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë pamjet e hyrjes në këtë Samit. Ajo që vihet re në këtë video është “zënka” mes Ramës dhe homologu i tij kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Rutte fton që Rama të futet i pari, por kryeministri nuk pranon duke kërkuar që rrugën ta prijë Rutte. Ata prapësohen disa metra duke u munduar që t’i lënë hapësirë për të ecur para njëri-tjetrit. Në fund është Mark Rutte që dorëzohet dhe ecën i pari.

Samit i Ballkanit Perëndimor në Slloveni mbahet në kuadër të rikonfirmimit dhe angazhimin e BE për procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra rreth tij, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave të gjithsecilit”. Por nga ana tjetër, vendet anëtare vënë gjithashtu në dukje “rëndësinë që BE të mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar aftësinë e vet, për të integruar anëtarë të rinj”. Një përcaktim që dëshmon dilemat gjithnjë e më të mëdha në gjirin e vetë BE-së për procesin, por që duket të ketë qenë formula e kompromisit mes vendeve anëtare për të mos e lënë jashtë tekstit, termin “zgjerim”.