Zbulohet një njësi e lojërave të fatit në Fushë-Arrëz, 6 të shoqëruar, sekuestrohen mjete dhe para cash

209
Sigal

Një njësi e lojërave të fatit është zbuluar në Fushë-Arrëz. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Pukës teksa janë shoqëruar 6 persona. Mësohet se aktiviteti zhvillohet gjatë orëve të vona të natës.

Nga policia janë sekuestruar mjete, lekë shqiptare dhe euro. Të shoqëruar nga Policia janë shtetasit me iniciale F. R., E.D., A.M., D.C., A.A., M.A. Njësia e lojërave të fatit ishte vendosur në ndërtesën e ish-pallatit të Kulturës.