Zbulohen emrat e personave që gjuajtën me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazarit të drogës

548
Sigal

Janë zbuluar emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes.

Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dhe Ension Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme.

Të shtenat janë drejtuar drejt automjetit tip BMW me targa gjermane që i përket Mesad Metës. Ky person është konfliktuar me persona të tjerë kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen.

Bilanci i ngjarjes në pedonalen e qytetit verilindor ishte një e plagosur aksidentalisht në këmbë e cila rezultoi të ishte një kalimtare 35- vjeçare me emrin Liljana Jeremia si dhe plumbat mbi automjetin me targa gjermane.