Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu shkëlqen në festivalin e njohur italian të Sanremos (VIDEO)

910
Sigal

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu është ngjitur sonte në skenën e madhe të festivalit të muzikës italiane, “Sanremo”.

Alketa Vejsiu shënon kështu një moment historik, pasi është e para shqiptare, që do të bëhet pjesë e prezantimit të këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm italian.

Prezantuesja ka hyrë në skenë me një veshje elegante. Por veç veshjes ajo që ra në sy ishte komunikimi i lirshëm në italisht dhe aftësitë si prezantuese, gjë që u vlerësua me duartrokitje nga publiku italian, të cilët nuk ndalonin së duartrokituri.

Vejsiu nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshëm “Ariston”. Ajo tha se pjesëmarrja në këtë festival ishte një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshendetur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

Alketa Vejsiu është ngjitur në skenë në natën e tretë të festivalit më të madh të muzikës italiane.

Aftësia e saj për të folur shpejt italisht është veçuar dhe nga faqja zyrtare e Sanremos. Në një video të shkurtër të publikuar në Twitter shënimi i Sanremos është “Lumë fjalësh, lumë fjalësh mes nesh”.

Ndërsa komentet në rrjetet sociale të miliona italianëve që ndjekin spektaklin më të madh të këngës janë të jashtëzakonshme. Alketa vlerësohet për veshje, elegancën dhe komunikimin brilant.

Një pjesë e mirë e surprizave dhe detajeve janë zbuluar gjatë konferencës për shtyp paraditen e sotme, ku ishte e ftuar speciale prezantuesja Alketa Vejsiu, por ndërkohë që drejtori artistik i spektaklit, Amadeus theksoi në hapjen e kësaj mbrëmjeje se ka diçka ndryshe që do e bëjë më speciale “Sanremon” sot!
Në skenë nuk u ngjitën vetëm artistët apo këngëtarët që garojnë në këtë edicion të 70-të të festivalit, por vetëm hitet që kanë bërë histori ndër vite. Më të pëlqyerat, më të bukurat që publiku dhe artdashësit i kanë duartrokitur në masë ndër vite. Këngë që i kanë rezistuar viteve muzikës italiane sot triumfuan në mënyrë origjinale në teatrin “Ariston” në Sanremo.